Home / Lajme / Maqedoni / BFI: Të dënohen kriminelët e vërtetë, të dyshuarit të mos etiketohen pa procedurë gjyqësore

BFI: Të dënohen kriminelët e vërtetë, të dyshuarit të mos etiketohen pa procedurë gjyqësore

8 maj-“Ai i cili do të vret një njeri pa arsye në esencë e ka vrarë tërë njerëzimin dhe nga ky parim BFI-ja e RM-së në pajtim me Kur’anin e dënon vrasjen e pesë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht e shpreh ngushëllimin e vet deri te familjet e të ndjerëve duke e ndarë pikëllimin dhe dhimbjen e tyre”, tha zëdhënësi i BFI-së Driton Dikena.

Bashkësia fetare islame (BFI) e dënoi vrasjen e pesë personave te Liqeni i Smilkovcës, shprehu ngushëllime deri te familjet e tyre dhe i mbështeti përpjekjet që të gjinden fajtorët dhe të përgjigjen në pajtim me Ligjin. Por, njëkohësisht, kërkoi të mos dënohen para kohe ose etiketohen të dyshuar për vrasjen si islamistë radikal, pa u përfunduar procedura gjyqësore.

“Ai i cili do të vret një njeri pa arsye në esencë e ka vrarë tërë njerëzimin dhe nga ky parim BFI-ja e RM-së në pajtim me Kur’anin e dënon vrasjen e pesë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht e shpreh ngushëllimin e vet deri te familjet e të ndjerëve duke e ndarë pikëllimin dhe dhimbjen e tyre”, tha zëdhënësi i BFI-së Driton Dikena.

Sipas tij, ajo që Maqedonia është bashkësi shoqërore shumë etnike dhe shumë konfesionale dhe që kalon nëpër momente të ndjeshme, nevojitet të mbizotërojë arsyeja.

BFI-ja konsideron se ajo që disa persona, një pjesë e grupit të arrestuar, publikisht janë shpallur se janë islamistë radikalë pa përmes procedurës gjyqësore të dëshmohet statusi i tyre, paraqet veprim jashtë ligjit të shtetit. Për bashkësinë fetare islame shembujt e gjetur të Kur’anit dhe letërsia fetare nuk mund të jetë një dëshmi kundër të arrestuarve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *