Home / Sport / Bielsa: Humbja është faji im!

Bielsa: Humbja është faji im!

Trajneri i Atletik Bilbaos, Marcelo Bielsa, ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e thellë 3-0 të skuadrës së tij përballë Atletiko Madrid në finalen e Europa League në Bukuresht.

Skuadra baske kishte shkëlqyer këtë sezon në arenën evropiane duke eliminuar kundërshtarë si Mançester Junajtid apo Shalke falë lojës së saj në stilin e Barcelonës, me kontroll topi dhe shumë pasime.

Por ata nuk arritën të shfaqnin asgjë nga kjo lojë cilësore përballë Atletiko Madrid që i fundosi me dy golat e Falkao në pjesën e parë dhe golin e Diego në fundin e ndeshjes.

“Ndjehem tmerrësisht i zhgënjyer. Nuk luajtëm mirë. Luajtëm ashtu siç deshi Atletiko që të luanim, duke i lejuar ata që të bënin çfarë të dëshironin. Qartësisht, jam unë personi përgjegjës për mënyrën se si luan skuadra dhe ne nuk arritëm objektivin që i kishim vënë vetes”.

“Kundërshtarët tanë fituan me meritë. Kishte një diferencë të dukshme mes dy skuadrave”, ishte komenti i argjentinasit Bielsa pas ndeshjes ku u mund nga një prej “nxënësve” të tij, Diego Simeone, të cilin e ka drejtuar në kombëtaren argjentinase.

Atletik Bilbao shpresonte që merrte trofeun e parë ndërkombëtar, pasi i kishte shkuar shumë afër suksesit në Kupën UEFA, duke arritur në finalen e vitit 1978.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *