Home / Sport / Blater jep garanci për Kosovën

Blater jep garanci për Kosovën

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se FIFA kishte “ngrirë” vendimin për Kosovën deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të saj, të planifikuar në fillimin e korrikut.

Kjo situatë e papritur hodhi dyshime që Federata Serbe e Futbollit kishte fituar në tentativën e saj për të bllokuar përsëri futbollin kosovar, pasi trumbetohej si sukses në mediat serbe.

Po ka qenë vetë presidenti i FIFA-s, Sep Blater ai që ka treguar se ky vendim ishte në fuqi, thjesht implementimi i tij duhej të priste deri në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv pasi duheshin përcaktuar detajet.

“Vendimi nuk ka ndryshuar, e vumë ne pritje derisa te përcaktojmë modalitetet, çfarë do të thotë që anëtarët e a FIFA-s mund të luajnë kundër Kosovës. Vendimi nuk vihet në dyshim, janë thjesht modalitete. Nëse mund të zhvillohen ndeshjet në shtëpi apo jashtë, si do të cilësohen ato, etj.”.

“Duhet ta dini që ndërsa flasim, situata është e tillë që sipas rregulloreve të UEFA-s, që të jesh anëtar i UEFA-s duhet të jesh pranuar në Kombet e Bashkuara. Me sa kam dijeni unë, deri tani janë 91 apo 92 vende që njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Por duhet të them gjithashtu se 22 nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, e kanë njohur Kosovën. Ka patur një problem që lindi nga ky vendim, ndaj për këtë arsye kemi vendosur në bashkëpunim me Federatën Serbe të Futbollit që të diskutojmë modalitetet deri në mbledhjen e ardhshme. Por bazat e vendimit nuk ndryshojnë”, tha ai para gazetarëve duke garantuar kësisoj se Kosova do të mund të luajë ndeshjet e saj ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *