Home / Lajme / Maqedoni / Breth:Protestat nuk duhet të jenë të dhunshme

Breth:Protestat nuk duhet të jenë të dhunshme

15 maj-“Protestat nuk duhet të jenë të dhunshme në asnjë mënyrë, pra kjo është një ndër elementet kryesore. Dhe inkurajojmë qytetarët që të mos i përdorin protestat për të nxitur tensione të reja me nxjerrje të sloganeve apo temave që do antagonizonin sërish shoqërinë”, deklaroi Ralf Breth, ambasador i OSBE-së në Maqedoni

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth, duke komentuar protestat e fundit në qytete të ndryshme tha se ato janë e drejtë legjitime e qytetarëve, por assesi nuk duhet të ketë dhunë apo të përdoren slogane të cilat i prishin marrëdhëniet apo krijojnë antagonizma në shoqëri. Ambasadori Breth thekson se OBE-ja i ka ndjekur nga afër protestat, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. “Protestat nuk duhet të jenë të dhunshme në asnjë mënyrë, pra kjo është një ndër elementet kryesore. Dhe inkurajojmë qytetarët që të mos i përdorin protestat për të nxitur tensione të reja me nxjerrje të sloganeve apo temave që do antagonizonin sërish shoqërinë”, deklaroi Ralf Breth, ambasador i OSBE-së në Maqedoni.Ai me këtë rast ka komentuar edhe arrestimet e fundit që kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smilkovcit në Shkup, dhe sipas tij, OSBE-ja i ndjek që nga fillimi këto arrestime dhe është në kontakt me qeverinë edhe pse nuk bën pjesë direkte në investigimet që bëhen. “Ne mendojmë se tani policia dhe drejtësia duhet ta bëjnë punën e tyre ku çdo gjë që është mbledhur duhet të evaluohet dhe kushdo që mund ta ndihmojë këtë hetim duhet ta bëjë atë patjetër dhe me kalimin e kohës gjërat gjykata do ta bëjë punën, por natyrisht se autoritetet duhet të jenë transparente që qytetarët të kuptojnë se çka ndodh. Do e them edhe një herë, procesi do merr pak kohë dhe nuk ka arsye të spekulohet apo t’i hidhet benzinë zjarrit, por të lihen autoritetet ta bëjnë punën e tyre” theksoi Breth. Këto komente ai i bëri të martën në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, pas ligjëratës mbi rolin e OSBE-së në Maqedoni, ndërsa u takua edhe me drejtuesit më të lartë të universitetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *