Home / Sport / Cana afron Lacion me Champions

Cana afron Lacion me Champions

Lufta për kuaifikimin në Ligën e Kampioneve mes skuadrave të Serisë A kalon nga këmbët e Lorik Canës, i cili ka shënuar një supergol për të mbajtur skuadrën e tij në vendin e katërt në renditje.

Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e dytë në sfidën Atalanta-Lacio, të përfunduar 0-2 për skuadrën mike që deri sot mendohej se nuk do të kishte më shanse për Ligën e Kampioneve dhe rrezikonte të mbetej edhe jashtë Europa League. Por skuadra e drejtuar nga Edi Reja tashmë është në vendin e katërt dhe gjendet vetëm 2 pikë larg Udinezes që mban vendin e tretë.

Kjo e fundit ka mundur lehtësisht Xhenoan me rezultatin 2-0 falë golave të Di Natale e Floro Flores, duke përfituar nga humbja e Napolit, për të qenë tashmë e vetme në këtë pozicion historik për këtë klub, kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi i kampionatit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *