Home / Lajme / Maqedoni / Çejku:Shqipëria faktor stabliteti në rajon

Çejku:Shqipëria faktor stabliteti në rajon

15 maj-Natyrisht se Shqipëria vazhdon të jetë një kontributor për paqen, stabilitetin e rajonit, por sigurisht edhe një promotor për integrimet euroatlantike. Në këtë drejtim punojmë edhe për projeksionet për 100 vjetët e ardhshëm sepse është e rëndësishme që bisedojmë për historinë për këto vite që lëmë mbrapa, por ky universitet është pika më e mirë e referimit për të parë vizionin tonë në të ardhmen”, tha Çejku.

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku, ka mbajtur një ligjëratë kushtuar themelimit të shtetit shqiptar dhe sfidave për në të ardhmen, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova.

“Kjo është kryetema e të gjithë këtyre ditëve, pasi që 100 vjetori i krijimit të Shqipërisë nuk është një ngjarje e madhe vetëm për shqiptarët dhe kombin shqiptar, por për të gjithë rajonin, pasi që është një nga shtetet më të vjetra të këtij rajoni dhe dimensionet e shtetit shqiptar janë dimensione që reflektojnë zhvillimet në rajon dhe vazhdojnë të reflektojnë. Natyrisht se Shqipëria vazhdon të jetë një kontributor për paqen, stabilitetin e rajonit, por sigurisht edhe një promotor për integrimet euroatlantike. Në këtë drejtim punojmë edhe për projeksionet për 100 vjetët e ardhshëm sepse është e rëndësishme që bisedojmë për historinë për këto vite që lëmë mbrapa, por ky universitet është pika më e mirë e referimit për të parë vizionin tonë në të ardhmen”, tha Çejku.

Ndërsa, duke iu referuar manifestimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, rektori i UEJL-së Zamir Dika tha se bëhet fjalë për një datë të rëndësishme e cila shënohet nga shqiptarët, por që ka rëndësi edhe në rajon. “Ambasadori ka arritur të ngrejë ura bashkëpunimi mes universitetit tonë dhe atyre të Shqipërisë. Për studentët është e rëndësishme që të dëgjojnë për historinë, por edhe projeksionet në të ardhmen se ku do të jenë shqiptarët pas 100 viteve”, tha Dika.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *