Home / Sport / CR7 nuk hedh poshtë largimin nga Reali

CR7 nuk hedh poshtë largimin nga Reali

Ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga kjo skuadër në të ardhmen.

Futbollisti theu rekordin botëror për transferimin më të shtrenjtë në histori kur iu bashkua madrilenëve pasi u ble për 94 milion euro nga ekipi i mëparshëm, Mançester Junajtid, ku kishte kaluar 6 vite të karrierës së tij.
Ai e ka treguar vlerën e tij duke shënuar 60 gola vetëm në këtë sezon për klubin spanjoll, duke ndihmuar ekipin të fitojë kampionatin që i mungonte që nga viti 2008, ndërsa ka ndihmuar skuadrën të shkojë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. CR7 ka thënë se është i lumtur në “Santiago Bernabeu”, por nuk e refuzon mundësinë e ndryshimit të ambientit në të ardhmen.
“Të jem i sinqertë nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Askush nuk e di të ardhmen”, ka thënë Ronaldo në një intervistë që do të transmetohet nga televizioni “Sky Sports” vetëm sonte në darkë.
“Këtu ndjehem shumë i lumtur, është një klub i madh me tifozë fantastikë. Është e shkëlqyer, por në të ardhmen askush nuk e di se çfarë ndodh. Unë ndjehem i lumtur këtu, por lumturia mund të zgjasë një apo dy vite. Ndaj them se nuk i dihet kurrë. Mendja e njeriut është e komplikuar, por për momentin jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e futbollistit.
Për të evituar ndonjë surprizë, drejtuesit e skuadrës madrilene po bëhen gati t’i rinovojnë lojtarit kontratën, duke i rritur atij përsëri rrogën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *