Home / Sport / Cuculi luajti me 8 penjë në mjekër

Cuculi luajti me 8 penjë në mjekër

“Vërtet jam me fat që nuk pësova më keq, edhe pse edhe kjo ishte shumë serioze. Nuk mund të them se ishte start i qëllimshëm, por gjithsesi i pakujdesshëm i futbollistit të Sileksit. Dij që për një moment ishte i mbuluar me gjak, ndërsa nivelin e çarjes e kemi vërtetuar në spitalin e Kumanovës, kur mjekët konfirmuan çarje të dyfishtë në pjesën e mjekrës dhe në afërsi të gojës”, deklaroi mbrojtësi i majtë kërçovar, Ardian Cuculi.

Futbollisti kërçovar Ardian Cuculi duket se ka qenë me shumë fat, duke arritur të rrikthehet pas dëmtimit të rëndë që pësoi në takimin e javës së 28-të përballë Sileksit në Kratovë, të cilën Shkëndija e fitoi me rezultatin 4:1. Në ndeshjen në fjalë, pos a filloi pjesa e dytë, në duel me një futbollist vendas, Cuculi pësoi një çarje të dyfishtë në pjesën e mjekrës, pasi u godit me pjesën e poshtme të takave të këpucëve të futbollistit të Sileksit. Në moment të parë as që dukej niveli i lëndimit, pasi Cuculi ishte i mbuluar me gjak dhe me orgjencë u transferua në spitalin e Kumanovës. “Po ngjyrat e Shkëndijës duhet të mbrohen edhe me gjak”, tha në shaka Cuculi, duke folur më pas me seriozitet për dëmtimin që pësoi. “Vërtet jam me fat që nuk pësova më keq, edhe pse edhe kjo ishte shumë serioze. Nuk mund të them se ishte start i qëllimshëm, por gjithsesi i pakujdesshëm i futbollistit të Sileksit. Dij që për një moment ishte i mbuluar me gjak, ndërsa nivelin e çarjes e kemi vërtetuar në spitalin e Kumanovës, kur mjekët konfirmuan çarje të dyfishtë në pjesën e mjekrës dhe në afërsi të gojës”, sqaroi Cuculi. “Dua të falemenderoj ekipin mjekësor që bëri intervenimin kirurgjik. Pjesa e çarë është qepur me 8-të penjë dhe mendoj se gjithçka do të jetë në rregull. Tani ndjehem më mirë edhe pse plaga është ende e freskët. Shpresoj që me kalimin e kohës gjendja e saj të përmirësohet dhe mos të kem problem në të ardhmen”, tha Cuculi. Mbrojtësi i majtë i Shkëndijës edhe pse këtë dëmtim e kishte përjetuar vetëm para 7-të ditëve, ai gjithsesi të dielën ishte pjesë e ekipit në fitoren e lartë 4:0 kundër Renovës. “Kishte rrezik të vogël, por unë dëshiroja të luaj në këtë derbi dhe jam i lumtur që isha pjesë e asaj fitoreje. Në momentin që filloi takimi, as që më shkonte mendja se jam i lënduar dhe e gjitha që mendoja ishte të jap maksimumin dhe të ndihmojë skuadrën të fitojë ndeshjen. Për fat të mirë që në pjesën e parë gjërat shkuan mirë dhe arritëm të shënojmë tre gola. Më pas në pjesën e dytë vetëm konfirmuam dominimin dhe me meritë morëm fitoren bindëse. Këta tre pikë na mbajnë edhe më tej në luftë për pozitën e 2-të në renditje dhe ne do të tentojmë deri në fund që të përmirësojmë pozitën momentale”, foli me optimizëm ish-anëtari i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë. Shkëndija pas trimfit në derbin lokal me Renovën, tani këto ditë është duke u përgatiur për përballjen e rradhës. ‘Kuqezinjtë’ përsëri do të jenë në cilësi të vendasit, pasi tani në kuadër të xhiros së 30-të në stadiumin e qytetit në Tetovë do të presin skuadrën e Bregallnicës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *