Home / Lajme / Rajon / DEDAJ: Jam i gatshëm t’i bashkangjitem UCPMB-së në front për ta mbrojtur Preshevën !

DEDAJ: Jam i gatshëm t’i bashkangjitem UCPMB-së në front për ta mbrojtur Preshevën !

7 maj-Gjergj Dedaj, líder i PLK-së në një intevistë dhënë sot agjencisë infromative kombëtare “Presheva jonë” paralajmëron Beogradni dhe komunitetin ndërkombëtar se “Lugina e Preshevës është Kosovë Lindore dhe ne nuk do të tolerojmë që atje të nëpërkëmben dhe terrorizohen vëllezrit tanë…Ata nuk janë të vetëm. Duhet ta dijnë pasardhësit e Milshevicit se në rast konflikti mes Luginën e Preshevës dhe frocave serbe, shqiptarët e Lujginës ata nuk janë të vetëm, ne do t’i pëgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rrezistencë gjithpopullore, me 7 milionë shqiptarë…”

Situata e tendosur ditëve të fundit në Luginëne Preshevës, pas provokimeve dhe aksioneve të fundit në vendbanimet shqiptare në Bujanoc ka shprehur shqetësim dhe prekoukipim edhe nga liderët e Kosovës. Pas reagimeve orale nga Kosova e Sqhipëria rreth zhvillimeve dramtike në Luginën e Preshevës, ka zëra të atillë edhe me reagime direkte, aksionale në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

DEDAJ NDËRKOMBËTARËVE: SERBINË, OSE NDALNE OSE PO NDALIM !

Duke dënuar aktet e fundit të dhunës, bastisjet dhe arrestimin e tetë shiptareve në Tërnoc dhe Breznicë kryetari i Partrisë liberale të Kosovës -së z.Gjergj Dedaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës t’i shmangen provokimve dhe të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për t’i dhënë prioritet dialogut për zgjidhjen e krizës në rajon , ndryshe kur nuk nuk shkon as me dialog, dihet cka pason, sikur ajo cfarë ndodhi para 12-13 vitesh në Kosovë, dalja në sipërfaqe e UCK-së si rezulat i dhunës së tepruar dhe të padrueshme e regjimit të egër serbë.”

Bazuar nga politika e fundit antishiptare dhe aksionet e fundit të policisë serbe dhe maqedonase si në Luginë ashtu edhe në Maqedoni, duke se fjalëve i ka ardhur fundi. “Ditëve të ardhshme kam një sër takimesh në Belgjikë dhe Zvicër, ku do të alarmoj komunitetin ndërkombëtar në Bruksel dhe Gjenevë për dhunën evazdueshme dhe terroin serbë që po ushtrohet viteve të fundit në Luginën e Preshevës duke e kërkuar nga të ndërrmarin masa urgjente si prevetivë për pengimin e eskalimit të situatës në rajon… Ndërkombëtarët ose ta ndalin Serbinë ose ne vet e ndalim !” , thotë z.Dedaj në vazhdim i preokupuar për situatën në L uginë, duke kërkuar nga liderët në Preshevës për shumë unitet dhe të punojnë më tepër në sesibilzimin e cështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

TA MBROSH NDERIN, PRAGUN E SHTËPISË DHE ATDHUN NUK TË ËSHTË AS TURP DHE S KA KUSH TË DRJETË TË THOTË SE JE “FAKTOR DESTABILIZUES”

“Për ta mbrojtur pragun e shtëpisë nuk është turp dhe nuk ka të drejtë askush të thotë se je faktor destabilizues apo “terroistë”, siq po etikektohen së fundit shqiptarët e Luginës, sikur dikur neve në Kosovë. Nuk janë të rrallaa rastet kur qeveritarët tanë në Prishtinë në emër të asaj “faktor destabilizues” shpesh në debate apo konferenca ndërkombëtare si dhe intervista për mediat e huaja, jo që nuk i thonë dy fjalë, por përpiqen ta eskivojnë cështjen e shqiptarëve entik në Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë për të dalur para opinonit si të “urtë” dhe faktor “jo stabilizues”, kurse Serbia qe sa vite vite duke cenuar integritetine Kosovës, e mabn të okupuar një pjesë të vendit tonë, pjesën Veriore…?!”

Líder i PLK-së z. Dedaj në vazhdim të kësaj inteviste për agjencisë infromative “Persheva jonë” paralajmëron Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar se “Lugina e Preshevës është Kosovë Lindore dhe ne nuk do të tolerojmë që atje të nëpërkëmben dhe të terrorizohen vëllezrit tanë…Ata nuk janë të vetëm. Duhet ta dijnë pasardhësit e Milshevicit se në rast konflikti mes Luginën e Preshevës dhe frocave serbe, shqiptarët e Lujginës ata nuk janë të vetëm, ne do t’i pëgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rrezistencë gjithpopullore, me 7 milionë shqiptarë…”

“Deri kur policia, xhandermeria sllave do të trishtiojë fëmijët tanë, notra tona ne ferk të sabahit, në gjumë t’i rrishttojë ata me bastisje e arrestime, në mër të “krimeve të luftës”, siq ndodhi tash së fundi në vendbanimet shqiptare në Bujanoc.. Deri kur polcia serbe dhe maqedonase do t’i ngrehin zhag djemt tanë trotuareve të Preshevës e Bit Pazarit. Ja bëjmë me dije Beogradit dhe Shkupit se edhe durimi e ka fundin e vetë, se shqiptari nuk e toleron zullumin e tepruar, dhe kur dijnë ata të gjuajnë në shqiptarë edhe ne dijmë të gjuajmë, kur nuk merr vesh as me dialog e as me koferenca ndërkombëtare.. . Po flite së fundi në Luginën e Preshevës për mobilzim e rikaitvizim të UCPMB-së dhe UCK së në Maqedni nga djemtë tanë në vend e në diasporë. Unë, personalisht jam i gatshëm të veshi qizmet dhe të dal në front bashakrisht me UCPMB-në për të luftuar, mbrojtur vëllezrit tanë në Luginën e Preshevës. Nga Kosova jasm i bindur se nuk jam i vetëm, por edhe mijëra e mijra tjerë, jantë të gatshëm t’i bashkangjiten kolonave ushatarke, atë ditë kur UCPMB do të apelonte për mobilizim…”, përfundon z.Dedaj.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *