Home / Lajme / Maqedoni / Dhunë ndaj të paraburgosurëve të aksionit ‘Monstër’ në burgun e Manastirit

Dhunë ndaj të paraburgosurëve të aksionit ‘Monstër’ në burgun e Manastirit

16 maj-Ata kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.

Tre nga gjashtë të arrestuarit në aksionin policor “Monstër” të cilët gjenden në paraburgim janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirit. Lajmi bëhet i ditur nga Alsat-M, ku familjarët kanë bërë denoncimet për ushtrimin e dhunës, pasi që kanë vizituar të paraburgosurit.

Ata kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.

Familjarët e kanë paraqitur rastin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre që gjenden në paraburgim, si dhe me qëllim, ndëshkimin e autorëve të këtij akti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *