Home / Lajme / Maqedoni / Dita ndërkombëtare e punës

Dita ndërkombëtare e punës

1 maj-Konfederata e sindikatave të lira përmes manifestit të cilin në emër të të gjithë punëtorëve në Maqedoni e dërgon deri te Qeveria dhe deri te Organizatat e punëdhënësve për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe thekson se të gjithë duhet të kujdesen për krijimin e vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës dhe të angazhohen për të drejtat e njerëzve në punë.

Maqedonia e shënon 1 Majin Ditën ndërkombëtare të punës në nder dhe përkujtim të luftës historike të punëtorëve nga mbarë bota për avancimin e të drejtave të tyre.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) festën e shënoi dje me organizimin e konferencës kushtuar mobingut dhe pasojave nga ai. Interesat e LSM-së sivjet janë kahëzuar ndaj mbrojtjes së dinjitetit njerëzor me miratimin e ligjit për mbrojtje nga mobingu.

T’i bashkojmë forcat tona dhe së bashku të krijojmë politikë ekonomiko-sociale e cila do të sigurojë jetë më të mirë dhe standard më të lartë të punëtorëve, thekson Konferderata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) në manifestin që e publikon me rastin e festës së punës – 1 Maji.

Konfederata e sindikatave të lira përmes manifestit të cilin në emër të të gjithë punëtorëve në Maqedoni e dërgon deri te Qeveria dhe deri te Organizatat e punëdhënësve për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe thekson se të gjithë duhet të kujdesen për krijimin e vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës dhe të angazhohen për të drejtat e njerëzve në punë. Kërkon që të krijohet spektër i gjerë i aksioneve urgjente për hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht duke u fokusuar mbi papunësinë tek të rinjt.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës sot marsh për 1 Majin paralajmëruan Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni dhe PRSD.

Dita ndërkombëtare e punës është festë shtetërore në shumë vende në botë. Në Maqedoni deri në vitin 2006 ajo festohej më 1 dhe 2 maj, por nga viti 2007 festohet vetëm 1 Maji. Tradicionalisht, qytetarët e Maqedonisë në këtë ditë shkojnë në shëtitje në natyrë.

Dita e Punës festohet në ditën e parë të majit në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur nga 1 deri më 4 maj të vitit 1886 në Çikago. Qëllimi i demonstratave të 1 Majit në Çikago ka qenë vendosja tetë orë pune në ditë, por policia ka përdorur forcë dhe ka pasur viktima. Organizatorët e grevës kanë dalë në gjyq, ndërsa katër prej tyre janë ekzekutuar. Tre vite pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e parë të Internacionales së dytë që u mbajt në Paris në vitin 1989, është vendosur që çdo vit më 1 Maj, në përkujtim të punëtorëve të Çikagos të mbahen protesta masive

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *