Home / Lajme / Maqedoni / Ditët e hapura në Kadastër

Ditët e hapura në Kadastër

19 maj-jo është dita e parë, do të vazhdon të hënën, martën dhe mërkurën dhe ftojmë qytetarët të cilët kanë problem me kadastrën të vijnë dhe ti zgjidhin problemet që i kanë me patundshmëritë”, tha Useini. Sistemi i kadastrës elektronike filloi para dy viteve në Shkup, ndërsa këtë vit pritet të përfundojë, theksuan gjatë vizitës në tetovë përfaqësues të kadastrës

Deri në fund të muajt Qershor do të duhet të përfundojë edhe në Tetovë realizimi i kadastrës elektronike. Këtë e ka paralajmëruar drejtori gjneral i Agjencionit për Kadastër Sllavço Trpevski, gjatë vizitës që i bëri drejtorisë rajonale për Kadastër në Tetovë. Qëllimi i vizitës së tij në Tetovë ka qenë në kuadër të ditëve të hapura që organizon për të 5 –herë ky agjencion. Drejtori Trpevski, theksoi se ditët e hapura do të zgjasin 3 ditë, ku qytetarët do të mund të drejtohen tek kadastra për problemet e tyre që të vijnë dje ti zgjidhim problemet.“Këtu ndodhemi prej mëngjesit dhe interesimi është shumë i dobët nga ana e qytetarëve dhe shfryëtzoj rastin që të apeloj që ata sa më masovikisht të vijnë dhe të na vizitojnë që tju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Dua të informoj se qyteti i Shtipit është i 26 me radhë ku është vendosur sistemi i kadastrës elektronike, kurse Tetova deri në fund të Qershorit do të ketë kadastër elektronik. Ky sistem jep shumë privilegje si për të puënsuarit, menaxhmentin poashtu edhe për të qytetarët. Kjo do të thotë siguri për të dhënat e pronave që e kanë qytetarët, siguri për bazën… Në aspekt të menaxhmentin do të thotë planifikim dhe mneaxhim më i mirë, qasje deri tek të gjithë lëndët se në cilën fazë janë, a janë zgjidhur në kohë, nuk janë zgjidhur në afatin e paraparë. Poashtue dhe qytetarët do të kenë këtë mundësi që të ndjekin se në cilën fazë është lënda .Me marjen e dokumentin në sportel do të jepet edhe një shifër që përmes internetit të ndiqet e tërë procedura”, tha ai.Ndërkaq, zëvendësdrejtori i agjencionit për Kadastër Afrim Useini, deklaroi se Kadastra gjatë këtyre ditëve do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët të cilët mund të drejtohen për pyetje dhe problemet e tyre që kanë në këtë sferë.” “Poashtu kadastra elektronike do të mundësojë që firmat private gjeodete të lidhen me ne në mënyrë elektronike të parashtrojnë kërkesat e tyre dhe e njejta vlen për noterët, përmbaruesit, komunat etj. Qëllimi është që të gjithë shfrytëzuesit që kanë qasje në internet të mos vijnë deri në sportele. Kjo është dita e parë, do të vazhdon të hënën, martën dhe mërkurën dhe ftojmë qytetarët të cilët kanë problem me kadastrën të vijnë dhe ti zgjidhin problemet që i kanë me patundshmëritë”, tha Useini. Sistemi i kadastrës elektronike filloi para dy viteve në Shkup, ndërsa këtë vit pritet të përfundojë, theksuan gjatë vizitës në tetovë përfaqësues të kadastrës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *