Home / Lajme / Maqedoni / Do të kërkojmë dialog me Greqinë

Do të kërkojmë dialog me Greqinë

25 maj-Ai thekson se Maqedonia nuk ka pasur pritje më të mëdha nga Samiti i NATO-s në Çikago, për shkak të asaj që zgjerimi nuk ka qenë në agjendë, por edhe për shkak të asaj që kontesti me emrin mbeti i pazgjidhur, transmeton Radio Evropa e Lirë në një fragment nga intervista me Besimin

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, në intervistën për Radio Evropa e Lirë, thotë se dera e parë në të cilën do të trokasim pas samitit të NATO-s në Çikago është Greqia, nga e cila Maqedonia do të kërkojë dialog intensiv të mbështetur nga anëtaret e tjera të Aleancës. “Nga Greqia do të kërkojmë ta vazhdojmë dialogun, dialog intensiv, t’i tejkalojmë dallimet dhe për atë sigurisht do të kemi mbështetje edhe nga vendet e tjera anëtare të NATO-s. Pra kjo është ajo që ne do ta bëjmë në periudhën e ardhshme. Për tejkalimin e kësaj çështje të hapur, ne duhet të shihemi si partnerë në zgjidhje, e jo si dy palë rivale në një problem”, thotë Besimi. Ai thekson se Maqedonia nuk ka pasur pritje më të mëdha nga Samiti i NATO-s në Çikago, për shkak të asaj që zgjerimi nuk ka qenë në agjendë, por edhe për shkak të asaj që kontesti me emrin mbeti i pazgjidhur, transmeton Radio Evropa e Lirë në një fragment nga intervista me Besimin. Ministri shton se integrimi në NATO nuk është prespektiva e vetme për Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *