Home / Sport / Dortmundi i merr Bajernit edhe Kupën

Dortmundi i merr Bajernit edhe Kupën

Kampionët e Bundesligës, Borusia Dortmund, mundën me rezultatin 5-2 finalistët e Ligës së Kampioneve, Bajern Mynih, për të marrë për herë të parë në historinë e tyre 103 vjeçare të dy trofetë kombëtare brenda një sezoni.

Sulmuesi polak Robert Levandovski shënoi 3 gola, ndërsa Kagava dhe Humels ishin autorë e dy golave të tjerë për “kanarinat” që treguan se në këtë sezon janë të pathyeshëm dhe se bavarezët duhet të mendohen mirë edhe sezonin e ardhshëm nëse duan të fitojnë diçka në Gjermani.
“Nuk mund të ankohemi, mbrojtja jonë ishte inekzistente, nuk e meritonim të fitonim”, ishin fjalët e trajnerit të bavarezëve, Jup Heinkes, pas ndeshjes.
Nga ana tjetër, Jurgen Klop ishte i entuziazmuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të skuadrës së tij që deri 3 sezone më parë gjendej në mesin e tabelës së klasifikimit në Gjermani. “Ishte një finale Kupe që nuk e imagjinonte askush në Dortmund. Është e vështirë të shprehësh me fjalë atë që na ka ndodhur ne”, tha ai i emocionuar pas festimeve në fushën e lojës me futbollistët.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *