Home / Sport / Drita feston me humbje nga Skopje

Drita feston me humbje nga Skopje

“Sot ne fetojmë inkuadrimin në Ligën e Parë dhe ky sukses neve na bën krenar për punën që kemi bërë. Shumë vite investim, sakrificë dhe mund i dhënë dhe ja tani po shijojmë frutet e kësaj pune. Uroj të gjithë futbollistët, stafin teknik, kryesinë dhe tifozët e klubit për këtë sukses. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese të reja edhe në Ligën e Parë”, deklaroi njeriu i parë i KF Drita, presidenti Abedin Aliti.

Të shtunën në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 29-të, ndërsa në Bogovinë të Tetovës në takimin Drita-Skopje u festua suksesi historik i KF Drita, inkuadrimi në elitën e futbollit vendor. Pas 18-të viteve punë, mund, investime dhe sakrificë, Drita në sezonin 2011/2012 arrin suksesin më të madh në ekzistencën e saj, duke arritur të sigurojë kualifikim në mesin e 12-të skuadrave më të mira në Maqedoni. Ky sukses bëri jehonë të madhe në Bogovinë dhe rrethinë dhe për këtë qëllim, drejtuesit tentuan që të festojnë së bashku me tifozët këtë arritje historike. Megjithë disfatës 0:1 nga Skopje në përballjen e të shtunës, festa e Dritës nuk u zbeh, pasi ekipi gjatë gjithë vitit tregoi se është ekipi më i mirë në kategori. Para, gjatë dhe pas ndeshjes atmosferën e zbukuronin tingujt e zurlave dhe tupanave, ndërsa pas ndeshjes pamjet në stadium më shumë ngjanin me një dasëm të vërtetë. “Sot ne fetojmë inkuadrimin në Ligën e Parë dhe ky sukses neve na bën krenar për punën që kemi bërë. Shumë vite investim, sakrificë dhe mund i dhënë dhe ja tani po shijojmë frutet e kësaj pune. Uroj të gjithë futbollistët, stafin teknik, kryesinë dhe tifozët e klubit për këtë sukses. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese të reja edhe në Ligën e Parë”, deklaroi njeriu i parë i KF Drita, presidenti Abedin Aliti. I lumtur me këtë sukses u shpreh edhe trajneri Jeton Beqiri, i cili vlerëson se kjo arritje është rezultat i punës. “Së pari më vjen keq që sot nuk fituam, mirëpo kur humben gjithë ato raste, padyshim se do të vinte ndëshkimi. Gjithsesi kjo humbje nuk zbeh festën tonë, pasi Drita gjatë gjithë sezonit ka dëshmuar se meriton këtë sukses. Kemi qenë skuadra më konstante, kjo ishte vetëm disfata e tretë për ne, ndërsa kemi shënuar më shumë gola se sa cdo ekip tjetër. Kjo festë vjen pas suksesit tonë të madh, ndërsa ai sukses është rezultat i një pune profesionale në të gjithë strukturat në skuadër. Dua publikisht t’i përgëzoj të gjithë dhe uroj që të vazhdojmë me suksese edhe në Ligën e Parë. Sa i përket ndeshjes, Drita dominoi gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste të shumta shënimi, mirëpo gjithmonë pengesë e pakalueshme u shfaq portieri mysafir Markovski. Me afrimin e fundit të përballjes, futbollistët vendas duke dashur që publikun ta gëzojnë me fitore në këtë ditë feste, u hodhën të gjithë në sulm, duke lënë shumë hapsira në mbrojtje. Dhe këtë e shfrytëzuan miqtë, të cilët në kundërsulm të shpejtë në minutën e 90-të, me anë të Shemsi Taha-s realizuan golin e fitores, që i mban në lojë për të kapur pozitat e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë. Në ndeshjet tjera Gostivari mundi 1:0 Pelisterin, duke rritur gjasat për mbijetesë në Ligën e Dytë, megjithse gjithcka do të varte nga rezultatet e xhiros së fundit. Rrufea-M ka shkatëruar 6:1 Tikveshin, duke u konfirmuar edhe një herë si ekipi më kualitativ në pjesën e dytë të kampionatit dhe se sikur të kishin të njëjtën ekip prej në fillim, ndoshta tani do të luftonin për hyrje në Ligën e Parë. Korabi i Dibrës mundi bindshëm 5:2 Osogovën, mirëpo mbetet shumë pranë largimit nga kategoria e dytë dhe fati i tyre do të varet nga rezultatet e ndeshjeve tjera në xhiron e fundit. Vëllazërimi i Kërcovës, ka kohë që ka humbur gjasat për mbijetesë në Ligën e Dytë dhe në sezonin e ardhëshëm do të bëjnë gara në Ligën e Tretë. Garat në Ligën e Dytë përfundojnë të martën, kur do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të, ndërsa derbi i madh do të zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy anëtarët e ri të Ligës së Parë, Pelisteri dhe Drita.

Rezultatet:
Bellasica – Pobeda J. 1-2
Rrufea-M – Tikveshi 6-1
Korabi – Osogova 5-2
Drita – Skopje 0-1
Gostivari – Pelisteri 1-0
Miravci – Vëllazërimi 6-0
Euromilk – Llokomotiva 3-1
Ohri Lote – Makedonija Gj.P. 0-3 (zyrtarisht)

Dyshet e javës së 30-të:
Pobeda Junior- Ohri Lote
Makedonija Gj.P – Euromilk
Llokomotiva – Miravci
Vëllazërimi – Gostivari
Pelisteri – Drita
Skopje – Korabi
Osogova – Rrufea-M
Tikveshi – Bellasica.

Drita mbetet Dritë, s’ka fusion me Shkupin

Nga tabori i Dritës njoftojnë se menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, do të nisin planet për paraqitjet në Ligën e Parë dhe në këtë drejtim skuadrën e pret shumë punë. Deri sa stafi teknik kërkon të përforcojë ekipin me futbollistë cilësore për të qenë konkurent me skuadrat elitare, kryesia do të angazhohet maksimalisht në punët rreth stadiumit, të cilin planifikojnë ta adaptojnë për paraqitje në Ligën e Parë. Këta aktivitete lënë të kuptohet se Drita seriozisht mendon për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë përfundimisht të githë zërat për fusion eventual me KF Shkupi. “Kërkoj të gjithë te respektojnë Dritën dhe suksesin tonë. S’ka asgjë të vërtetë në gjithë atë që thuhet në opinion rreth fusionit tonë me Sllogën. Drita do të vazhdojë të luaj për veten dhe nuk vjen parasysh kurfarë bashkimi apo kombinim tjetër. Janë fjalë të kota dhe boshe gjithë ato që spekulojnë rreth klubit tonë dhe e vërteta e vetme është se ne kemi siguruar Ligën e Parë dhe prej sot nisim planet për ndërtimin e ekipit dhe infrastrukturës së stadiumit për gara në kategorinë e parë”, sqaroi kryetari i KF Drita, Abedin Aliti.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *