Home / Sport / Drita në Koçani siguron Ligën e Parë

Drita në Koçani siguron Ligën e Parë

“Ne kemi nisur një rrugë, të cilën e kemi ecur me sukses deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojmë edhe më tej me të njëjtin rritëm. Megjithse kemi qenë skuadra që i kemi dhënë ton kampionatit, në asnjë moment nuk jemi relaksuar dhe kemi menduar ndeshje pas ndeshje. Ashtu do të jetë edhe tani, pasi ne për momentin mendojmë vetëm për sfidën me Osogovën, ku me sukses eventual do t’i japim shpërblim gjithë mundit të dhënë brenda këtij sezoni. Mendoj se Drita meritoi këtë sukses dhe do të tentojmë të jemi në nivel në çdo takim të rradhës”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Klubi i Futbollit Drita e Bogovinës të martën në Koçani në duelin me Osogovën do të kërkojë të sigurojë kualifikimin historik në Ligën e Parë. Bogovinasit pas triumfit 4:0 kundër Tikveshit kanë marë pozitën e parë, të cilën do të tentojnë ta ruajnë deri në fund të sezonit. Tani përpara kanë sfidë të re përballë Osogovës që ka humbur gjasat për mbijetesë në Ligën e Dytë. Nga tabori i bogovinasve shprehen me tone optimiste, dhe premtojnë se do të japin maksimumin për të marë fitore e cila do tu jepte siguri në pozitën e parë. “Ne kemi nisur një rrugë, të cilën e kemi ecur me sukses deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojmë edhe më tej me të njëjtin rritëm. Megjithse kemi qenë skuadra që i kemi dhënë ton kampionatit, në asnjë moment nuk jemi relaksuar dhe kemi menduar ndeshje pas ndeshje. Ashtu do të jetë edhe tani, pasi ne për momentin mendojmë vetëm për sfidën me Osogovën, ku me sukses eventual do t’i japim shpërblim gjithë mundit të dhënë brenda këtij sezoni. Mendoj se Drita meritoi këtë sukses dhe do të tentojmë të jemi në nivel në çdo takim të rradhës”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri, i cili megjithse nuk dëshiron të sjellë presion mbi futbollistët e tij, gjithsesi nuk fsheh se dëshiron që në fund të fitojë titullin e kampionit në Ligën e Dytë. “Normal që do të ishte mirë që të jemi në fund skuadra e parë në renditje, për t’ia dhënë në këtë mënyrë bukurinë e duhur këtij suksesi. Normal se tani nuk dua që të ushtroj presion mbi futbollistët e mi, pasi na prêt ndeshja me Osogovën në të cilën duhet të fitojmë, ndërsa më pas do të mendojmë për gjërat tjera”, përfundoi Beqiri. Skuadrat shqiptare në Ligën e Dytë që luftojnë për mbijetesë, duken shumë pranë mbijetesës. Në situatë më të mirë duket Rufea-M, e cila falë rezultatetve positive është ngjitur në pjesën e epërme të tabelës. Miletinasit tani janë mysafirë të skuadrës së fundit në renditje, Bellasicës. Është për tu pritur që Rufea-M nga Strumica të kthehet me tre pikë. Korabi i Dibrës do të ketë detyrë të vështirë në transfertën me Tikveshin, ndërsa Gostivari takohet në Shkup me Skopjen. Vëllazërimi në fushë të vet prêt Euromilkun. Në ndeshjet tjera Pobeda Junior prêt Makedonija Gj.P. , Lokomotiva takohet me Ohrid Loten, ndërsa Pelisteri ndeshet me Miravcin.

Në javën e 28-të takohen:
Pobeda Junior – Makedonija Gj.P
Lokomotiva – Ohri Lote
Vëllazërimi – Euromilk
Pelisteri – Miravci
Skopje – Gostivari
Osogova – Drita
Tikveshi – Korabi
Bellasica – Rrufea-M

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *