Home / Sport / Drita nën-kampione, Korabi në Ligë të Tretë

Drita nën-kampione, Korabi në Ligë të Tretë

Pelisteri dhe Drita janë skuadrat që kualifikohen në Ligën e Parë, Euromilku dhe Skopje do të luajnë në balotazh për të tentuar të ngjiten në elitën e futbollit vendor, ndërsa nga sezoni i ardhshëm në Ligë të Tretë do të garojnë Korabi, Vëllazërimi, Osogova, Ohrid Lote dhe Bellasica.

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 30-të, të martën janë mbyllur garat në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni. Derbi i madh u zhvillua në Manastir, ku mes veti u përballën dy anëtarët e ri të Ligës së Parë, Pelisteri dhe Drita, ku pas 90-të minutave vendasit fituan 3:2. Në një ndeshje interesante, të hapur dhe me kualitet elitar, të dyja ekipet treguan cilësi të lartë, duke konfirmuar se jo rastësisht sezonin që lëmë pas ishin dominuese në këtë kategori dhe në fund së bashku ngjiten në rangun më të lartë të garave në futbollin vendor. Drita hapi shkëlqyeshëm takimin dhe pas disa aksioneve të mira, në minutën e 21 avansoi me anë të Ismailit. Vendasit provonin të përgjigjen, mirëpo në ato moment pa mundur të kapin rritmin e Dritës. S’vonoi shumë kur bogovinasit sollën goditjen e dytë dhe Zeadini shënoi për 2:0. Loja vazhdoi të jetë e hapur në të dyja palët, ndërsa një pakujdesi në mbrojtje të miqve, bëri që Dimitrovski të shënoi për Pelisterin, duke zbutur rezultatin në 1:2. Në pjesën e dytë Drita pa nevojë u tërhoq, duke u vendosur të mbrojë epërisë, dhe dënimi për këtë erdhi shpejtë, pasi Dimitrovski me goditje të saktë shënoi për barazim 2:2. Të entuziazmuar nga arritja e negativës prej dy golave, vendasit vazhduan të sulmojnë dhe në saje të një loje të hapur arritën të gjejnë shpërblimin duke sjellë golin e përmbysjes totale dhe të fitores në këtë duel, me rezultatin 3:2. Kjo fitore skuadrës së Pelisterit i dha titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe trofeun kapitenit të manastiravse Dimitrovskit, i’a ndau komesari për gara pranë FFM-së, Mile Spirkovski. Java e fundit ka qenë e kobshme për Korabin e Dibrës, të cilët me humbejn 2:1 në fushë të Skopjes u përshëndetën nga Liga e Dytë dhe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në rang më të ulët të garave. Ndërkohë kjo fitore skuadrës së Skopjes i ka dhënë kualifikimin në balotazh, ku do të kërkojë inkuadrimin në Ligën e Parë. Pos Korabit që humbi statusin në Ligën e Dytë, pas xhiros së 30-të humbës më i madh është edhe ekipi i Miravcit, që gjatë gjithë sezonit ishte në katër pozitat e para, ndërsa në moment të fundit mbeti jashta pozitave të balotazhit. Miravci edhe pse avnsoi, në fund u mund nga Lokomotiva me rezultatin 2:1 dhe u përshëndet nga balotazhi. Ky rezultat i konvenoi Euromilkut, të cilët mundën në transfertë 1:3 Makedonija Gj.P. dhe siguruan balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë. Në derbin shqiptar Gostivari si mysafir deklasoi 5:2 Vëllazërimin, me cka siguroi mbijetesën në Ligën e Dytë, ndërsa përcolli struganët për në Ligën e Tretë. Rufeja-M edhe në xhiron e fundit dëshmoi fuqinë e saj dhe me rezultatin e lartë 1:5 shkatëroi në transfertë Osogovën. Pas përfundimit të garave Liga e Dytë mer verdiktin përfundimtar dhe tani më dihet se Pelisteri dhe Drita hyjnë në Ligën e Parë, Euromilku dhe Skopje do të luajnë në balotazh për të tentuar të ngjiten në elitën e futbollit vendor, ndërsa nga sezoni i ardhshëm në Ligë të Tretë do të garojnë Korabi, Vëllazërimi, Osogova, Ohrid Lote dhe Bellasica.

Rezultatet:
Pobeda Junior- Ohri Lote 3:0 (zyrtarisht),
Makedonija Gj.P – Euromilk 1:3,
Llokomotiva – Miravci 2:1,
Vëllazërimi – Gostivari 2:5,
Pelisteri – Drita 3:2,
Skopje – Korabi 2:1,
Osogova – Rrufea-M 1:5,
Tikveshi – Bellasica 4:1.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *