Home / Sport / E pazakontë, dy tetovarë në lojën e Maqedonisë

E pazakontë, dy tetovarë në lojën e Maqedonisë

Ajo që është interesant për opinionin vendor është fakti se ndoshta për herë të parë në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë, në një takim zyrtar të kombëtares në formacion ishin të përfshirë dy futbollistë tetovarë. Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani u inkuadruan në pjesën e dytë, duke bërë që Tetova të ketë interesim të madh për këtë përballje, pasi në lojë ishin ‘fëmijët’ e tyre.

Përballja mes Portugalisë dhe Maqedonisë përvec rezultatit senzacional, kishte edhe shumë befasi dhe kuriozitete tjera. Normal që këtu zen vend fakti që 4 futbollistë të U21 nisën takimin si fillestarë, ndërsa dy të tjerë u inkuadruan në pjesën e dytë. Taktika e Toshakut ishte tjetër risi, njëjtë si fakti se pas një kohe të gjatë në kombëtare luajtën katër futbollistë shqiptarë. Por ajo që është interesant për opinionin vendor është fakti se ndoshta për herë të parë në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë, në një takim zyrtar të kombëtares në formacion ishin të përfshirë dy futbollistë tetovarë. Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani u inkuadruan në pjesën e dytë, duke bërë që Tetova të ketë interesim të madh për këtë përballje, pasi në lojë ishin ‘fëmijët’ e tyre. Ibraimi luan në Slloveni me Mariborin, ndërsa Hasani në Gjermani me Ëolfsburgun, por që të dy janë ish-futbollistë të Shkëndijës së Tetovës dhe tani pjesë e kombëtares më të mirë të vendit. Gjithsesi ishte e bukur për të parë të dy në lojë, ndërsa kjo ishte një tjetër dëshmi se Tetova viteve të fundit i jep ton futbollit në Maqedoni. Renova dhe Shkëndija fitojnë tituj, ndërsa ja tani kualiteti tetovar përfshihet edhe në kombëtare.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *