Home / Lajme / Maqedoni / E thirr në takim dhe e përdhunon

E thirr në takim dhe e përdhunon

8 maj-Policia e Tetovës, tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër 25 vjeçarit F.S nga fshati Nerashtë i Tetovës, nën akuzën për kryerjen e veprës përdhunim, ndërkohë që Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Takimi miqësor mes dy të rinjve ka përfunduar me përdhunim. Një 25 vjeçar nga fshati Nerasht i Tetovës e ka përdhunuar një vajzë 17 vjeçe poashtu nga Tetova.

Siç bëjnë me dije nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, i akuzuari më 26 prill (e enjte) në hotelin “Beli 92” në Gostivar, pas një marrëveshje paraprake për një takim, ka rrëmbyer dhunshëm një vajzë 17 vjeçare nga Tetova, duke e kërcënuar me armë dhe më pas duke abuzuar me atë edhe seksualisht.

Policia e Tetovës, tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër 25 vjeçarit F.S nga fshati Nerashtë i Tetovës, nën akuzën për kryerjen e veprës përdhunim, ndërkohë që Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *