Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët paralajmërojnë që qytetarët të kenë kujdes gjatë dhënies së të dhënave personale në internet

Ekspertët paralajmërojnë që qytetarët të kenë kujdes gjatë dhënies së të dhënave personale në internet

14 maj-
Të dhënat personale të vendosura gjatë blerjes përmes on-lajn dyqaneve, siç thotë, mund të keqpërdoren për shkak se dyqanet e këtilla nuk janë gjithmonë të hostuara në serverë në Maqedoni.

Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale në bashkëpunim me Komisionin Evropian përmes instrumentit TAIEX, organizon seminar me temë “Mbrojtje e të dhënave personale dhe privatësisë së konsumatorëve në internet”. Ekspertët i paralajmërojnë qytetarët të kenë kujdes se çfarë dhe sa të dhëna personale vendosin në internet, sepse ato aty mbesim përgjithmonë.

“Kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme duke pasur parasysh se në Maqedoni është rritur trendi i hapjes së onlajn dyqaneve për kryerje të tregtisë përmes internetit. Duke i shfrytëzuar përvojat komparative e nga ligjëruesit tanë të sotëm nga vendet e BE-së do të marrim pak më shumë mbështetje, por edhe njohuri të nevojshme për menaxhim me këtë trend të ri në vendin tonë, ndërsa nga aspekti me harmonizimin e legjislativës për mbrojtjen e të dhënave personale”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale Dimitar Gjeorgjievski.

Të dhënat personale të vendosura gjatë blerjes përmes on-lajn dyqaneve, siç thotë, mund të keqpërdoren për shkak se dyqanet e këtilla nuk janë gjithmonë të hostuara në serverë në Maqedoni.

Në seminar marrin pjesë kompani vendore, institucione dhe organizata joqeveritare, të cilat do të mund t’i avancojnë praktikat e tyre në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale të konsumatorëve, sidomos në lidhje me shitjen, marketingun dhe aktivitetet tjera që kryhen përmes internetit, në pajtim me dispozitat për mbrojtje të të dhënave personale.

Në kuadër të këtij tubimi dyditor ekspertët për mbrojtjen e të dhënave personale nga trupat mbikqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga Bullgaria, Polonia dhe Spanja do të ketë prezantime mbi konceptet aktuale për vlerësimin e ndikimit të privatësisë (Privacy impact assessment), privatësi përmes disenjit(Privacy by design), si dhe për rreziqet dhe masat për mbrojtje në kushte të cloud computing dhe aspektet për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave në internet dhe profilimin e konsumatorëve.

Është i vogël numri i vërejtjeve që Drejtoria deri më tani ka marrë ndërsa kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave personale përmes blerjes përmes internetit. Gjeorgjievski thotë se bëhet fjalë për disa parashtresa të karakterit infromativ.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *