Home / Sport / Euro 2012 shkon në Gjermani ???

Euro 2012 shkon në Gjermani ???

Euro 2012 përfshihet nga kaosi kur ka mbetur pak më shumë se 1 muaj nga fillimi i aktivitetit. Situata e zymtë politike në Ukrainë për shkak të çështjes Timoshçenko dhe sidomos sulmi me bomba në Dnjepropetrovsk, kanë bërë që tashmë të gjithë të shohin me skepticizëm zhvillimin e aktivitetit futbollistik në këtë vend.

Pas bojkotit të politikanëve si Barroso e Merkel të ndeshjeve që do të zhvillojnë përfaqësueset e vendeve të tyre në Ukrainë, ka reaguar zyrtarisht edhe pala ukrainase, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp të Ministrisë së Jashtme, Oleg Voloshyn.

“Sporti është sport dhe politika është politikë. Ky është vetëm manipulim artificial i situatës. Nëse kancelaria Merkel dhe politikanë të tjerë gjermanë nuk do të vijnë në Karkiv ku luan kombëtarja e tyre, ata nuk do të bojkotojnë presidentin tonë Janukoviç, por kombëtaren e tyre”, tha ai.

Ndërkohë, mediat spanjolle kanë paraqitur edhe skenarët e mundshëm në rast se aktiviteti nuk realizohet në Ukrainë. Ndonëse UEFA deklaroi zyrtarisht se aktiviteti do të vazhdojë sipas planit, gazetat raportojnë se presidenti i Federatës Spanjolle, Angel Maria Vijar, i ka shprehur gatishmërinë Platinisë për të organizuar në këtë vend aktivitetin në rast emergjence.

Po plani më i mundshëm i emergjencës i hartuar nga UEFA është zhvendosja e turneut në Gjermani, duke transferuar aty ndeshjet që ishin planifikuar të luheshin në Ukrainë. Ndeshjet e planifikuar në Poloni nuk do të ndryshonin vendndodhje.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *