Home / Lajme / Maqedoni / Eurokomisari Fyle u takua me kryetarin e Kuvendit Veljanovskin

Eurokomisari Fyle u takua me kryetarin e Kuvendit Veljanovskin

7 maj-“Prandaj pikërisht për këtë ne e pranuam formën e re të negociatave përmes dialogut inkuadrues në nivel të lartë. Dua të theksoj se ne si Kuvend do të vazhdojmë të jemi maksimalisht të angazhuar dhe të punojmë në mënyrë kreative që t’i realizojmë të gjitha detyrat tona të cilat do të dalin nga kjo formë e negociatave me BE-në”, theksoi kryetarti i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Në tre raportet e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe rekomandimet për fillimin e negociatave inkuadruese, Kuvendi është vlerësuar shumë pozitivisht dhe si një nga institucionet kryesore në integrimin tonë në Bashkimin Evropian, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski në takimin e sotëm, me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle i cili është për vizitë në Maqedoni.

Siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, në takim Veljanovski theksoi se ky është rezultat i angazhimit të të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në Parlament.

“Ky është rezultat i të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, që treguan përcaktimin tonë të fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu dua që të theksoj se të gjitha këto reforma, nuk i bëjmë sepse këtë e kërkon nga ne Brukseli por se jemi të ndërgjegjshëm se kjo, para së gjithash, është në favorin e qytetarëve tanë dhe të vendit tonë, respektivisht, nesër kur të bëhemi anëtarë të plotëfuqishëm të jemi tërësisht kompatibilë dhe konkurrentë me anëtaret e tjera. Pikërisht për këtë, kemi edhe përkrahje të gjerë nga ana e opinionit, gjithashtu është rritur edhe perceptimi pozitiv te qytetarët për punën e Kuvendit”, tha Veljanoski.

Për shkak të arsyeve të njohura dhe bllokimit të imponuar, negociatat me Bashkimin Evropian janë bllokuar kështu që, siç shtoi ai, ekziston ndjenja se vendi ndodhet në “karantinë”.

“Prandaj pikërisht për këtë ne e pranuam formën e re të negociatave përmes dialogut inkuadrues në nivel të lartë. Dua të theksoj se ne si Kuvend do të vazhdojmë të jemi maksimalisht të angazhuar dhe të punojmë në mënyrë kreative që t’i realizojmë të gjitha detyrat tona të cilat do të dalin nga kjo formë e negociatave me BE-në”, theksoi kryetarti i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle theksoi se politika për zgjerimin e BE-së edhe në situatën aktuale në Evropë është prioritet i BE-së. “Pikërisht për këtë e vazhduam dialogun inkuadrues në nivel të lartë, i cili paraqet një lloj ure përmes së cilës vazhdon të zhvillohet procesi i negociatave”, tha Fyle.

Duke theksuar rëndësinë e dialogut politik në Kuvend si institucion dhe në trupat punuese dhe komisonet e tij, eurokomsiari Fyle, tha se ky dialog duhet të vazhdojë si në vetë procesin e miratimit të ligjeve konkrete dhe reformave kështu edhe në procesin e implementimit të tyre, thuhet në njoftim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *