Home / Lajme / Maqedoni / Evrokomisioneri Fyle të hënën në Shkup

Evrokomisioneri Fyle të hënën në Shkup

3 maj-Fyle do të mbërrijë në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, procesin evrointegrues në kuadër të së cilit do të njihet me Planin aksionar për realizimin e gjashtë detyrave që BE i ka dhënë Qeverisë së Maqedonisë në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.

Evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle të hënën pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup.

Zyrtari i lartë i BE-së sot po zhvillon një vizitë në Tiranë, për të diskutuar për prioritetet dhe detyrat e Shqipërisë në planin e evroitnegrimeve.

Fyle do të mbërrijë në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, procesin evrointegrues në kuadër të së cilit do të njihet me Planin aksionar për realizimin e gjashtë detyrave që BE i ka dhënë Qeverisë së Maqedonisë në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.

Evrokomisioneri Fyle do të vlerësojë edhe angazhimin e deritanishëm të Qeverisë në planin e përgjithshëm dhe në realizimin e reformave.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *