Home / Sport / F1-Spanjë, zjarri prish festën e Maldonado

F1-Spanjë, zjarri prish festën e Maldonado

Festimet e Uilliams pas triumfit të parë në një garë të Formula 1 pas 8 vitesh pritje u ndërprenë pasi një zjarr u madh përfshiu garazhin e tyre, duke shkaktuar dëmtimin e të paktën 9 mekanikëve të F1.

Zjarri, që shpërtheu rreth 90 minuta pasi Pastor Maldonado kishte kaluar vijën e finishit për të marrë suksesin tij të parë në karrierë, mendohet se ka filluar për shkak të shpërthimit të një pompe karburanti praë veturës së Bruno Sena, ndërsa mekanikët po e çmontonin atë.
Shefi i skuadrës, Sër Frenk Uilliams, i cli është i paralizuar dhe zhvendoset vetëm me karrocë, gjendej në garazh në atë momente dhe u desh të nxirrej me shpejtësi nga aty, ndërsa vetë Pastor Maldonado u pa të mbante në shpinë kushëririn e tij të vogël Manuel, i cili kishte dëmtuar kyçin e këmbës.
Skuadra Uilliams bëri të ditur se katër persona kishin përfunduar në spital pas këtij incidenti, ndërsa katër të tjerë nga skuadra Marusia dhe një nga Force India u trajtuan në qendrën mjekësore të pistës. Shumë nga mekanikët e skuadrave të tjera vrapuan drejt garazheve të skuadrës Uilliams dhe ndihmuan në shuarjen e këtij zjarri që i dha një fund disi të çuditshëm një fundjave spektakolare.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *