Home / Lajme / Maqedoni / Familjet para gjykatës, reagime për pafajësi

Familjet para gjykatës, reagime për pafajësi

2 maj-Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shofim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë”, thekson, Mersim Hasipi, i cili thekson se nuk kanë dijeni se çfarë po ndodhë dhe nuk i lejohet qasje edhe avokatit të tyre mbrojtës

Familjarë të të arrestuarëve në operacionin “Monstër” të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë kanë reaguar lidhur me arrestimet e të afërmeve të tyre. Pjesa më e madhe e familjarëve të tubuar pranë gjykatës kanë shprehur revoltën e tyre. Ndërkohë pritet që në çdo moment të nis procedura dëgjimore e grupit të të ndaluarëve, mes të cilëve bëhet e ditur për më shumë se 20 veta dhe në mesin e tyre edhe shtatë femra, mes tyre edhe gruaja 60 vjeçare nga fshati Hotël i Likovës. Mes të ndaluarëve se është edhe një i moshuar 67 vjeçar nga Haraçina. Familjarët theksojnë se duan drejtësi dhe lirimin e të ndaluarëve, por edhe theksojnë se nuk janë kundër nxjerrjes para drejtësisë të vrasësve të aktit mizor në Smilkovc. Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20 vjeçare me mbulesë që është paraqitur në fotografitë gjatë dorëzimit pranë gjykatës themelore Shkupi 1 thekson se është i tmerruar me aktin e arrestimit të motrës së tyre. “Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo 100 për qind është e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurinat që u thanë nëpër media. Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shofim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë”, thekson, Mersim Hasipi, i cili thekson se nuk kanë dijeni se çfarë po ndodhë dhe nuk i lejohet qasje edhe avokatit të tyre mbrojtës. Familja Bilalli gjithashtu thekson se është e shokuar nga arrestimi dhe dërgimi në gjykatë i nënës së tyre Feride Bilalli, 60 vjeçares nga Hotla e komunës së Likovës.Djali i saj i cili sot ka mbërritur nga Gjermani thekson se nëna e tyre jetonte e vetme në shtëpi dhe nuk kishte asnjë djalë, ndërsa ai rrëfen se fotot e nxjerrura nga MPB përmes filmimeve nga bastisjet tregojnë se bëhet fjalë për një nga vëllezërit e tij që jeton në Belgjikë. “Ne jemi të shokuar, s`dijmë çka të themi, dhe po presim lirimin e nënës tonë. I kemi parë ato video nga shtëpia jonë dhe fotot e vëllaut tim që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe nuk mohohet ajo gjë. Por lidhja me këtë rast dhe ndalimi i nënës tonë, është tmerrues për ne”, thekson djali i Feride Bilallit. Familja Mersimi apelon që sa më shpejt të lirohet vajza e tyre dhe se të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë për të parë se çfarë po ndodhë. . Familjarët janë të habitur se si asnjë media nuk ka dalur para gjykatës dhe nuk ka qëndruar për të marrë prononcimet e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *