Home / Sport / Finalja e Kupës, sukses për Shkëndijën

Finalja e Kupës, sukses për Shkëndijën

“Strumica me meritë mori fitoren dhe ne i përgëzojmë për këtë titull. Ne dhamë maksimumin tonë për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar, mirëpo mendoj se ky ishte maksimumi jonë. Ekipi që vitin e kaluar fitoi trofeun e dyfishtë është ndryshuar ndoshta më shumë se 50% dhe mendoj se arritja në finale është sukes për këtë skuadër, ku luajnë volejbollistë të rrinjë që për herë të parë përballen me këtë barë. Për këtë unë dua të përgëzoj volejbollistët për suksesin e arritur, pasi arritja në finale është sukses për këtë skuadër”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Durim Luma.

Të dielën u zhvillua finalja e Kupës së Maqedonisë, në të cilën skuadra e Strumicës ka ngritur lartë trofeun, pas fitores 3:0 ndaj tani më skuadrës ish-kampione, Shkëndijës së Tetovës. Në takimin e zhvilluar në Strumicë, skuadra vendase ka dominuar gjatë gjithë takimit, duke mos lejuar që në asnjë moment të vijë në dyshim fitorja e tyre. Në setin e parë Strumica ishte dominuese dhe avansoi 1:0, pas rezultatit 25:14. Shkëndija provoi të rrikthehet në setin e dytë, mirëpo pa patur forcë për një gjë të tillë, kështu që pas rezultatit 25:17, Strumica avansoi 2:0. Pas një rrjedhe të këtillë të ngjarjeve, ‘kuqezinjtë’ e kishin të vështirë të rrikthehen dhe në setin e tretë humbën 25:16, duke u detyruar në fund Strumicës t’i urojnë titullin e fituar. “Strumica me meritë mori fitoren dhe ne i përgëzojmë për këtë titull. Ne dhamë maksimumin tonë për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar, mirëpo mendoj se ky ishte maksimumi jonë. Ekipi që vitin e kaluar fitoi trofeun e dyfishtë është ndryshuar ndoshta më shumë se 50% dhe mendoj se arritja në finale është sukes për këtë skuadër, ku luajnë volejbollistë të rrinjë që për herë të parë përballen me këtë barë. Për këtë unë dua të përgëzoj volejbollistët për suksesin e arritur, pasi arritja në finale është sukses për këtë skuadër”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Durim Luma, pas një nate të fjetur dhe analizës së mirë rreth finales së Kupës. “Në fillim provuam që t’i befasojmë, kishim epërsi, mirëpo me kalimin e kohës volejbollistët tanë humbnin rritmin, ndërsa kundërshtari vinte në element. Patjetër të pranoj se bëhet fjalë për skuadër më kualitative se ne në këtë moment dhe këtu s’kam çka të kontestoj. Vetëm më vjen pak inat për sjelljen e drejtuesve të Federatës të cilët anojnë në raste të këtilla. Flas për përcaktimin e qytetit ku do të zhvillohet finalja, pasi ndoshta nuk ishte aspak korekte të luhet në palestrën e njërit finalist. Por si do që të jetë kjo ndeshje është pas neve, tani duhet të orinetohemi në atë që na pret dhe të tentojmë të japim maksimumin në play-off, ku me shumë gjasa përsëri do të përballemi me Strumicën. Të mërkurën takohemi me Vardarin, ndërsa më pas na presin sfidat gjysmëfinale të play-offit me Strumicën ku do të japim maksimumin tonë”, përfundoi Luma.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *