Home / Sport / Fiorentina, trajneri grushton lojtarin dhe përjashtohet nga puna

Fiorentina, trajneri grushton lojtarin dhe përjashtohet nga puna

Seria A në javët e fundit është kthyer në një spektakël ku sheh shumë gjëra përveç futbollit. Pas ultrasve që morën peng ndeshjen e Xhenoas dhe gjyqtarit që nuk është i sigurt për 10 minuta nëse është gol apo jo në takimin Udineze-Lacio, vjen edhe gjesti i pabesueshëm i një trajneri që rrah lojtarin e skuadrës së tij.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 32-të të sfidës Fiorentina-Novara, kur rezultati ishte 0-2 për ekipin mik. Trajneri i Fiorentinës, Delio Rosi, zëvendëson sulmuesin serb Adem Ljajiç, i zhgënjyer nga paraqitja e 20 vjeçarit.

Ky i fundit, duke u ulur në bankinë e duartroket me ironi dhe më pas e fyen teknikun. Kjo sjell reagimin e ashpër të trajnerit i cili vërsulet në pankinë dhe e godet atë me grusht, ndërsa i gjithë stadiumi mbetet i shtangur nga ky gjest.

Pasojat e grushteve ishin të paevitueshme. Pas përfundimit të takimit, drejtuesit e Fiorentinës kanë bërë të ditur se kanë shkarkuar nga puna Delio Rosin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *