Home / Lajme / Maqedoni / Frymëzim me idenë për të qenë pjesë e BE-së

Frymëzim me idenë për të qenë pjesë e BE-së

“Kjo ditë na frymëzon me idenë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, e kësaj familje të madhe që nënkupton afirmimin dhe përkushtimin ndaj një shoqërie të hapur dhe progresive. Komuna e Tetovës gjithnjë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në promovimin dhe fuqizimin e vlerave europiane si një mundësi për të ndërtuar një demokraci lokale funksionale në dobi të gjithë qytetarëve”, tha Halimi.

Dita e Evropës, 9 Maji, me një manifestim solemn është shënuar edhe në Sheshin e Tetovës. Me këtë rast, fjalim para të pranishmëve ka mbajtur udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike, Iljaz Halimi.

Ai tha se sot festojmë këtë ditë dhe shpërndajmë mesazhin e madh të vlerave europiane që tashmë po promovohen me shumë aktivitete dhe ngjarje edhe në qytetin tonë.

“Kjo ditë na frymëzon me idenë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, e kësaj familje të madhe që nënkupton afirmimin dhe përkushtimin ndaj një shoqërie të hapur dhe progresive. Komuna e Tetovës gjithnjë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në promovimin dhe fuqizimin e vlerave europiane si një mundësi për të ndërtuar një demokraci lokale funksionale në dobi të gjithë qytetarëve”, tha Halimi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *