Home / Sport / Futsall, Shkëndija kërkon finalen e Kupës

Futsall, Shkëndija kërkon finalen e Kupës

“Vetë arritja jonë në gjysmëfinale të Kupës është sukses i madh për ekipin. Gjithsesi nuk planifikojmë të ndalemi këtu, pasi duam të luajmë në finale. Është hendikep i vogël që gjysmëfinalen do ta zhvillojmë si mysafirë, mirëpo jemi të gatshëm të përballemi edhe me këtë pengesë”, u shpreh kryetari i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi-Tushi.

Skuadra e futbollit të vogël Shkëndija nga Tetova është para një suksesi historik. ‘Kuqezinjtë’ të mërkurën do të luajnë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në futsall, kur në Prilep do të takohen me ekipin e Hedi’s-it. Fitorja eventuale në këtë takim, Shkëndijës do t’i sillte kualifikim historik në finalen e Kupës. Për këtë qëllim nga tabori i tetovarëve paralajmërojnë mobilizim maksimal para kësaj sfide, me qëllim që të jenë maksimalisht të përgatitur për të mos lëshuar mundësinë që kanë para vetes. “Vetë arritja jonë në gjysmëfinale të Kupës është sukses i madh për ekipin. Gjithsesi nuk planifikojmë të ndalemi këtu, pasi duam të luajmë në finale. Është hendikep i vogël që gjysmëfinalen do ta zhvillojmë si mysafirë, mirëpo jemi të gatshëm të përballemi edhe me këtë pengesë”, u shpreh kryetari i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi-Tushi, i cili më pas shtoi. “Mendoj se futbollistët janë të gatshëm të japin gjithcka nga vetja, për të mundur skuadrën e Hedi’s-it. Jemi të vetëdijshëm se kundërshtari me të gjithë mënyrat do të tentojë që të na vështirësojë punën, mirëpo besoni se futbollistët tanë janë aq të entuziazmuar, sa që më bëjnë të besoj paraprakisht në një fitore. Shkojmë në Prilep për të luajtur futboll, për të treguar cilësi dhe vlera, ashtu si që meriton kombi shqiptar dhe me angazhimin maksimal të të gjithëve besoj se finalja do të jetë realitet për ne”, përfundoi Dervishi. Ndeshja Hedi’s – Shkëndija zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 19:30 në sallën e sporteve në Prilep. Në duelin tjetër të gjysmëfinales përballen Crna Reka dhe Zhelezareci. Fituesit e këtyre dueleve gjysmëfinale do të lujanë në finale e madhe të Kupës së Maqedonisë në futsall.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *