Home / Sport / Futsall, Shkëndija ndalet në gjysmëfinale

Futsall, Shkëndija ndalet në gjysmëfinale

Në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Prilep, Shkëndija u mund bindshëm 9:1 nga skuadra vendase Hedi’s, mirëpo ajo që brengos është sjellja e tifozëve vendas dhe ngjarjet që përcollën takimin në fjalë.

Ka rezultuar vetëm ëndër, dëshira e KFV Shkëndija për të prekur finalen e Kupës së Maqedonisë në futboll të vogël. Në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Prilep, Shkëndija u mund bindshëm 9:1 nga skuadra vendase Hedi’s, mirëpo ajo që brengos është sjellja e tifozëve vendas dhe ngjarjet që përcollën takimin në fjalë. Sipas drejtuesve të KFV Shkëndija, ndeshja është zhvilluar në presion të vazhdueshëm nga publiku vendas, të cilët gjatë gjithë kohës shanin dhe ofendonin në baza nacionale. Në një moment Shkëndija ka dashur të lëshojë takimin, mirëpo pas bindjeve të vendasve ndeshja ka vazhduar dhe natyrisht u ka takuar prilepasve. “Ajo që ndodhi në Prilep më sa paku i ngjante futbollit. Vërtet jemi të befasuar me sjelljen e tifozëve, të cilët ishin të egërsuar në maksimum. Ekipi ynë në kushte të tilla nuk mundi të japë më të mirën në fushë dhe rrjedhimisht humbëm ndeshjen dhe mundësinë për të prekur finalen. Shpresojmë që komisioni disiplinor pranë FFM-së dhe organet kompetente të shikojnë ngjarjet e këtilla dhe fajtorët të marin dënimin e merituar”, shprehen me indinjim të thellë nga tabori i Shkëndijës, pas gjithë asaj që ndodhi të mërkurën në Prilep. Në gjysmëfinalen tjetër Crna Reka solli befasi të madhe duke eliminuar mbrojtësin e trofeut të Kupës dhe kampionin aktual Zhelezarecin, duke e mundur me rezultatin 6:5. Kështu finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll të vogël do të nxjerë përballë njëra tjetrës Hedi’s-in dhe Crna Rekën, në takimin termini dhe vendi i zhvillimit do të vendoset plotësisht.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *