Home / Sport / Gallatasaray kampion, hhuna shoqëron fitoren e titullit në Turqi

Gallatasaray kampion, hhuna shoqëron fitoren e titullit në Turqi

Gallatasaraj fitoi titullin kampion në Turqi për herë të 18-të pas një barazimi 0-0 në fushën e rivalëve historikë të Fenerbahçes ndërsa tifozët vendas u përplasën me policinë pas përfundimit të ndeshjes.

Në një derbi shumë të nervozuar, Fenerbahçe kishte nevojë të fitonte ndeshjen për të marrë titullin kampion, por Gallatasaraj i rezistoi me mbrojtje ofensivës kundërshtare, ndërsa kartonët e kuq bënë që të dy ekipet të mbyllnin takimin me 10 lojtarë. Skuadra e Fatih Terim arriti të mbante vendin e parë me 1 pikë diferencë ndaj Fenerbahçes, ndërsa Trabzonspor u rendit i treti dhe Beshiktash i katërti.
Por kaosi mbretëroi në qytetin e Stambollit pas përfundimit të ndeshjes, pasi tifozët e Fenerbahçes hynë në fushë dhe u përleshën me policinë. Spektatorët thyen stolat e stadiumit dhe i hodhën ato në fushë, ndërsa filloi një përleshje e përgjakshme mes tyre dhe forcave të rendit, që fillimisht u detyruan të zmbrapseshin nga tërbimi i turmës.
Jashtë stadiumit, policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe makinat me ujë për të shpërndarë tifozët të cilët thyen dhe plaçkitën dyqanet rreth e rrotull, duke i vënë flakën disa prej tyre, me përplasjet dhe dhunën që vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *