Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: MPB ka dëshmi të forta kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë

Gruevski: MPB ka dëshmi të forta kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë

5 maj-Lidhur me operacionin “Monstër” dhe akuzat e ngritura, kryeministri Gruevski theksoi se është informuar nga MPB se ka dëshmi të forta që do ti prezantojë para gjykatës për personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc më 12 prill. “Koha do të tregojë se ato dëshmi janë e vërteta, dhe jo ajo që dikush të manipulojë me njerëzit përmes protestave”, theksoi Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se MPB ka dëshmi të forta sa i përket akuza të ngritura ndaj grupit të arrestuar gjatë operacionit “Monstër”.

Ai këtë e theksoi sot, duke komentuar edhe protestën e djeshme të mbajtur nga shqiptarët kundër arrestimeve dhe reagimeve për operacionin “Monstër”.

“Shprehja e protestës është e drejtë demokratike e të gjithë njerëzve. Ne këtë e respektojmë dhe gjithmonë me seriozitet i qasemi një analize për situata të tilla”, deklaroi Gruevski, gjatë promovimit të pajisjeve të reja në Klinikën e Urologjisë në Shkup.

Sipas tij, në demokaci në të gjitha shtetet shpeshherë ka pasur situata që organizatorët e protestave të caktuara kanë ditur të manipulojnë me qytetarët, që janë nën emocione dhe në huti.

Lidhur me operacionin “Monstër” dhe akuzat e ngritura, kryeministri Gruevski theksoi se është informuar nga MPB se ka dëshmi të forta që do ti prezantojë para gjykatës për personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc më 12 prill. “Koha do të tregojë se ato dëshmi janë e vërteta, dhe jo ajo që dikush të manipulojë me njerëzit përmes protestave”, theksoi Gruevski.

Ai nuk ka qenë i prerë se a ka rrezik nga përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

“Këtu bëhet fjalë për një protestë qytetare që kishte një dimension të caktuar etnik, por nuk besoj se do të ndikojë tejmase, për shkak se së shpejti do të fillojë procesi gjyqësor dhe do të zbardhen faktet dhe njerëzit do të kuptojnë se bëhet fjalë për dëshmi serioze dhe nuk bëhet fjalë për punë etnike, për shkak se vrasja është vrasje, pavarësisht se kush e ka kryer dhe a ka qenë maqedonas, shqiptar, turk ,rom, serb, boshnjak apo ndonjë komunitet tjetër dhe kjo nuk mund të arsyetohet. Kjo duhet të dënohet”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *