Home / Lajme / Maqedoni / Hakerët Tetovar vjedhin ‘serverin’ maqedonas me 806 webfaqe!

Hakerët Tetovar vjedhin ‘serverin’ maqedonas me 806 webfaqe!

27 maj-Arsyeja e bllokimit të këtyre web faqeve sipas hackerëve nga Tetova janë anashkalimi i gjuhës shqipe nga kompanitë dhe institucionet edhe pse shqiptarët si popullatë dhe klientelë janë mbi 30%.

Sot ora 15:00, “Tetova Hackers Team” arrinë të kap në dorë një “server” maqedonas me plot 806 faqe të hostuara në të.

Sipas përfaqësuesve të “Tetova Hackers Team” brenda ditës pritet të bllokohen edhe shumë web faqe tjera, ku dominojnë ato të kompanive të njohura në Maqedoni si dhe institucioneve shtetërore.

Arsyeja e bllokimit të këtyre web faqeve sipas hackerëve nga Tetova janë anashkalimi i gjuhës shqipe nga kompanitë dhe institucionet edhe pse shqiptarët si popullatë dhe klientelë janë mbi 30%.

Ata theksojnë se së shpejti do të sulmojnë edhe web faqet e disa kompanive me pronar shqiptarë por që nuk kanë versionin në gjuhën shqipe si dhe të institucioneve që udhëhiqen nga funksionarë shqiptarë por që nuk kanë version në gjuhën shqipe.

Disa nga web faqet e “hackuara”:

– http://www.gdku.edu.mk
– http://www.krusevskarepublika.mk
– http://micromedia.mk/
– http://www.forumivozaednicata.com.mk/

Kurse listen e webfaqeve tjera që janë nën kontroll të “Tetova Hackers Team” por që nuk janë të demtuara ende mund ta shikoni tek fotografia.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *