Home / Lajme / Maqedoni / Haki Haziri dërgohet në burg, familja kërkon hollësi

Haki Haziri dërgohet në burg, familja kërkon hollësi

8 maj-“Kërkojmë nga Bujar Osmani që familjes tonë ti tregojë se u ku ishte deri më tani djali jonë, sepse Bujar Osmani tha se djali jonë nuk paraqitet në shtëpi me vetdëshirë, andaj ai e din se ku është ndodhur ai deri më sot. Ne si familje jemi të bindur se djali ynë është mbajtur nga shërbimet secrete policore dikund për ta detyruar djalin tonë që ai të dëshmojë kundër të akuzuarve tjerë”, thuhet në kërkesën e Safet Azirit, babai i Haki Azirit.

Haki Azirit, të zhdukurit për disa ditë që ishte arrestuar në operacionin “Monstër” sot i është shqiptuar paraburgimi 30 ditor dhe ai tashmë është dërguar në burgun e Manastirit. Familja kërkon hollësi.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase në vend të cilat japin të njejtin lajm duke dhënë për burim gjykatën hetuese në Shkup, nga ku siç thuhet u kap i kërkuari i gjashtë për terrorizëm dhe iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditësh.

Ndërsa ekipi i agjencisë së lajmeve INA në momentin e kumtimit të këtij lajmi ishte pranë familjarëve të Hakiut, të cilët sa të gëzuar aq edhe të tmerruar se ku ishte Hakiu deri më tani.

Ata pararakisht kishin bërë një kërkesë me shkrim drejtuar mediave, faktorit politik në vend dhe ambasadave te SHBA dhe BE.

Duke marrë si bazë deklaratën e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmanit në babai i 29 vjeçarit në emër të familjes bën një kërkesë publike.

“Kërkojmë nga Bujar Osmani që familjes tonë ti tregojë se u ku ishte deri më tani djali jonë, sepse Bujar Osmani tha se djali jonë nuk paraqitet në shtëpi me vetdëshirë, andaj ai e din se ku është ndodhur ai deri më sot. Ne si familje jemi të bindur se djali ynë është mbajtur nga shërbimet secrete policore dikund për ta detyruar djalin tonë që ai të dëshmojë kundër të akuzuarve tjerë”, thuhet në kërkesën e Safet Azirit, babai i Haki Azirit.

Hakiu përndryshe është baba i një fëmije dhe me profesion është shofer, ndërsa u arrestua më 1 maj si të gjithë të tjerët në operacionin “Monstër”, por ai më pas u zhduk, dhe nuk ishte paraqitur para gjykatësve hetues. Familjarët theksuan se gjatë shqiptimit të masës së paraburgimit për Haki Hazirin, nuk është informuar avokati i tij Elenko Milanov, i cili ka udhëtuar drejt Manastirit, për tu njohur me gjendjen dhe të vërtetën e klientit të tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *