Home / Lajme / Maqedoni / Halili: Do të detyrohemi të mbrojmë shqiptarët

Halili: Do të detyrohemi të mbrojmë shqiptarët

14 maj-Tërheqim vërejtjen më seriozisht se nëse ekspedita të këtilla ndëshkuese të policisë përsëriten, ne do t’i dalim në mbrojtje popullatës së pafajshme me të gjitha mundësitë dhe mënyrat tona që kemi në dispozicion. Apelojmë te të gjitha subjektet politike dhe jopolitike shqiptare në vend dhe më gjerë, si dhe te faktori ndërkombëtar, që proceseve të montuara politike antishqiptare njëherë e përgjithmonë t`ju jepet fund”, thotë kryetari i “Republikës së Iliridës”, Nevzat Halili.

Kryetari i të ashtuquajturës “Republikë e Iliridës” Nevzat Halili thotë se ky organizim është duke i ndjekur me indinjatë zhvillimet e fundit në Maqedoni, sidomos ato “lidhur me bastisjet e panumërta të policisë që u bëhen familjeve shqiptare si dhe arrestimet e shumta të shqiptarëve”. Halili dyshon se nuk kanë bazë reale që arrestimet dhe bastisjet të ndërlidhen me vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në fshatin Smilkovcë të Shkupit. “Në asnjë mënyrë nuk pajtohemi më vrasjen e lartpërmendur, por as më vrasjen e dyfishtë nga ana e policit maqedonas më armë zyrtare në Gostivar, që më askund nuk përmendet. Ne në asnjë mënyrë nuk pajtohemi me deklaratat e partive politike shqiptare të cilat pa rezervë prejudikojnë se personat e arrestuar janë vrasësit e vërtetë dhe se janë islamist radikal kurse tash pritet akti final që gjyqi ti shpall fajtor për vrasje dhe terrorizëm. Deklarata të pamatura dhe ofenduese ndaj shqiptarëve të arrestuar nga ana e ministres Jankullovskës flasin për procese të montuara politike antishqiptare siç ishin edhe rastet e Sopotit dhe Brodecit”, thotë Halili. Ai përkrah protestat e mbajtura nga ana e shqiptarëve këto ditë. “Sa u përket protestave të shqiptarëve si mjet i vetëm i shprehjes së revoltës popullore, ne gjithmonë do i përkrahim, por me kusht që ato të jenë në mbrojtje të drejtave kombëtare e fetare të shqiptarëve dhe kundër nëpërkëmbjes së moralit të femrave shqiptare. Tërheqim vërejtjen më seriozisht se nëse ekspedita të këtilla ndëshkuese të policisë përsëriten, ne do t’i dalim në mbrojtje popullatës së pafajshme me të gjitha mundësitë dhe mënyrat tona që kemi në dispozicion. Apelojmë te të gjitha subjektet politike dhe jopolitike shqiptare në vend dhe më gjerë, si dhe te faktori ndërkombëtar, që proceseve të montuara politike antishqiptare njëherë e përgjithmonë t`ju jepet fund”, thotë kryetari i “Republikës së Iliridës”, Nevzat Halili.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *