Home / Sport / Hankjes dhe Lahm: Kjo finale, nuk ka favoritë

Hankjes dhe Lahm: Kjo finale, nuk ka favoritë

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se skuadra vendase e Bayern Munchen është favorite e madhe në finalen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë trajneriJup Hajnkes, nuk pranon ta rrëmbejë kjo ndjenjë.

“Unë nuk jam pjesë e euforisë sipas së cilës Bayern është favorit. Në finale të tilla në Champions nuk ka favoritë, sigurisht jo ndaj Çelsit. Bëhet fjalë për lojtarë me përvojë që e ëndërrojnë këtë kupë. Dy vjet më parë Uli Hënes tha se do të kishte qenë madhështore një finale në shtëpinë tonë. Ne ia arritëm, por do të luajmë ndaj një kundërshtari me shumë përvojë dhe me organizim të shkëlqyer të lojës”, nënvizoi Hajnkes. Kapiteni Lahm ndihet ndoshta pak më i lumtur që luan në shtëpi, edhe pse e vlerëson Çelsin. “Ëndrra jonë e madhe ishte të arrinim finalen këtu në Mynih, në stadiumin tonë dhe ja ku jemi këtu. Por qëllimi kryesor nuk është realizuar ende. Ne duam të
fitojmë titullin dhe kemi përpara një detyrë të vështirë, veçse ne jemi në shtëpi, në hotelin tonë ku njohim çdo korridor. Qyteti është i mbushur me tifozë, ndaj është një atmosferë e mrekullueshme”, u shpreh, Lahm. Shvajnshtajger mërzitet për mungesat, ndaj dhe deklaroise “do të kishte qenë më mirë që as ne, as Çelsi, të mos kishim pasur mungesa. Nuk më duket diçka e mirë, por do të luajnë lojtarë të tjerë. Të dyja skuadrat kanë mungesa thuajse të njëjta ndaj janë në situatë të njëjtë”. Bajerni ka 4 kupa të kampionëve dhe do të synojë të fitojë të pestën, këtë herë në “Alianz Arena”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *