Home / Lajme / Maqedoni / Hapet turneu “Euro Fans 2012”

Hapet turneu “Euro Fans 2012”

14 maj-Ekipet fituese nga 8 qytete të Maqedonisë finalen do ta luajnë në qytetin e Shkupit, dhe fituesi i këtij turneu do të udhëtojë në Poloni ku do të jetë pjesëmarrës në turneun e atjeshëm “Euro Fans Internacional”.

Për herë të parë në Tetovë, në organizim të komunës dhe asociacionit “Euro Fans 2012” mbahet turneu ndërkombëtar në futboll të vogël në të cilin marrin pjesë skuadra nga Pollogu dhe qytetet tjera. Në mbrëmjen e së shtunës është hapur solemnisht turneu me një ndeshje ndërmjet skuadrës së veteranëve nga Tetova dhe veteranëve nga Maqedonia.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka vlerësuar lartë këtë ngjarje sportive me karakter ndërkombëtar.
“Në gjashtë ditët në vijim, qyteti jonë do të jetë pjesë e lojës së futbollit, e frymës së miqësisë dhe shoqërimit. Kjo ngjarje sportive e organizuar për herë të parë në qytetin tonë paraqet një mundësi të mirë për të qenë pjesë e vlerave sportive”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës gjithmonë ka treguar një kujdes të veçantë ndaj futbollit dhe përgjithësisht ndaj sportit si një vlerë e tepër e rëndësishme e jetës shqoërore.

Ne jemi të sigurt, tha kryetari Bexheti, që ky turne do të frymëzojë dhe nxisë sportistët e rinj të jenë pjesë e sportit ndërkombëtar.

Para hapjes solemne, në fushën e sportit të vendosur në sheshin “Iliria” kanë luajtur nënësit e shkollave fillore “B.Migjeni”, “Kirili dhe Metodi” dhe “ Naim Frashëri”.

Turneu do të zgjasë deri më 18 maj, ndërsa ndeshjet do të luhen nga ora 17:00.

Ekipet fituese nga 8 qytete të Maqedonisë finalen do ta luajnë në qytetin e Shkupit, dhe fituesi i këtij turneu do të udhëtojë në Poloni ku do të jetë pjesëmarrës në turneun e atjeshëm “Euro Fans Internacional”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *