Home / Lajme / Rajon / Haradinaj arrin në Prishtinë

Haradinaj arrin në Prishtinë

10 maj-
Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas gati dy vitesh qëndrimi në burgun e Hagës.

Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më 3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës.

Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.

Raportohet se një numër i madh i mediave kanë dalur ta përcjellin ardhjen e Haradinajt në Aeroport, ndërsa Kosovapress nuk ka dërguar ekipin për të gjiruar, duke respektuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Sipas këtyre parimeve, ne vazhdojmë të besojmë se vendimi i përfundimtarë i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.
Shpërndaje
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do të monitorojë përmbushjen e kushteve të lirimit të përkohshëm të Ramush Haradinajt, i cili sot mbërriti në Kosovë, pas lirimit nga Tribunali i Hagës.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj, do të duhet të paraqitet një herë në javë në policinë e EULEX-it.
“Me kërkesë të Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ICTY-s, EULEX do të ndihmojë gjykatën në monitorimin e kushteve të lirimit të përkohshëm të zotit Haradinaj”, i ka thënë gazetës Jeta në Kosovë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Ndër detyrat që policia e EULEX-it do të kryejë janë: shoqërimi i Haradinaj për në dhe nga Aeroporti i Prishtinës, do ta takojë Haradinaj një herë në javë, si dhe do të mbajë dokumentet e udhëtimit të tij”, ka saktësuar ai.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *