Home / Sport / Heronjtë e Çelsit i gëzohen triumfit

Heronjtë e Çelsit i gëzohen triumfit

Didier Drogba ka përshëndetur të gjithë shokët e tij të skuadrës për suksesin e jashtëzakonshëm në finalen e Ligës së Kampioneve, sidomos pasi treguan se nuk dorëzohen kurrë.

“Çelsi nuk u dorëzua asnjëherë. Kjo skuadër është fantastike. Mendoj se ka qenë e shkuar diku që më përpara që ne të fitonim këtë ndeshje. Dua t’ia dedikoj këtë sukses të gjithë trajnerëve që kemi patur më parë, të gjithë lojtarëve më të cilët kam luajtur”.
Sulmuesi kujton se kjo është një hakmarrje për finalen e humbur me penallti katër vite më parë në Moskë përballë Mançester Junajtid.
“Në Moskë ishte shumë e vështirë. Ishte shumë e dhimbshme për lojtarët, klubin dhe tifozët. Sot arritëm të ndryshonim fatin dhe ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, një ndeshje e çmendur. Pësuam gol 10 minuta para fundit dhe barazuam në minutën e fundit, e më pas koha shtesë. Ne kemi dhënë gjithçka, nuk mendoj se kemi energji për të festuar”, ishin fjalët e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Ndërkohë, mesfushori Frenk Lampard ka falënderuar pikërisht Drogba për këtë triumf të jashtëzakonshëm të ekipit londinez.
“Ky trofe do të thotë gjithçka, ka shumë vite që mundohemi ta fitojmë. Ishte trofeu që dëshironim në të vërtetë dhe ia arritëm qëllimit. Nuk më besohet se si fituam. Drogba na nxori përsëri nga telashet. Ai është një hero dhe pa të nuk do të ishim këtu. Ai shënon golat në ndeshjet e rëndësishme. Do të dëshiroja shumë që të qëndronte”, ishte ftesa e mesfushorit që mbajti shiritin e kapiteni në këtë sfidë.
Një lojtar që i ka shprehur dashurinë e tij Çelsit është portieri Peter Çeh, i cili rezultoi vendimtar me pritjen e penalltisë që i bëri Arjen Roben.
“E kam studiuar mënyrën se si gjuan dhe kjo është arseja pse u ndjeva i çliruar në momentin kur ai gjuajti. Sot kemi parë shumë lojtarë të qajnë, por këtë e kam provuar edhe unë disa vite më parë ndaj nuk di si t’ua shpjegoj atë që ndjej në këto momente. E ardhmja? Dua të qëndroj edhe për shumë vite te Çelsi”, tha portieri i cili pak orë pas finales mbushi 30 vjeç.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *