Home / Lajme / Rajon / Himarë, bie autobusi me studentë nga Elbasani, 12 viktima. Berisha: 22 maji ditë zie kombëtare

Himarë, bie autobusi me studentë nga Elbasani, 12 viktima. Berisha: 22 maji ditë zie kombëtare

21 maj-Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca të Vlorës dhe të Sarandës, forca të zjarrfikëseve, forcat speciale RENEA, dhe dhe helikopterë të ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vajtur në ndihmë personave të dëmtuar, ndërsa në vendngjarje u mobilizua Policia e Vlorës, drejtori i Qarkut dhe prefekti i Vlorës.

Një autobus me rreth 33 studente nga Elbasani ka rënë nga rreth 100 metra lartësi në vendin e quajtur Qafa e Vishës 1 km në veri të Himarës. Autobusi me studente vajza të Gjuhë Letërsisë së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është nisur para tre ditësh në Sarandë për një ekspeditë mësimore. Sipas të dhënave më të fundit konfirmohen 11 viktima, ndërsa mësohet se janë nxjerrë rreth 22 të plagosur. Ndërkohë që mes viktimave është edhe drejtuesi i mjetit Pëllumb Çela, ndërsa një nga vajzat ka ardhur e vdekur në Spitalin ushtarak në Tiranë, sipas konfirmimit të drejtorit të këtij Spitali Bedir Mihja. Mihja thekson gjithashtu se janë marrë të gjitha masat për ngjarjen dhe në dispozicion të të plagosurve janë vendosur 15 salla, 60 mjekë dhe 200 infermierë, ndërsa garantoi se: “Do bëjmë ç’është e mundur për të shpëtuar jetë”, tha drejtori.
Ai shtoi se në spital nuk mungon fondi i gjakut dhe se qindra dhurues po presin në rradhë, prej të cilëve 60 studentë.

Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca të Vlorës dhe të Sarandës, forca të zjarrfikëseve, forcat speciale RENEA, dhe dhe helikopterë të ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vajtur në ndihmë personave të dëmtuar, ndërsa në vendngjarje u mobilizua Policia e Vlorës, drejtori i Qarkut dhe prefekti i Vlorës.
Drejtori i Spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami konfirmoi për abc neës se nga ky spital u dërguan 7 ambulanca, ndërkohë që nga drejtori i Spitalit të Sarandës Arben Vogli u dërguan 5 autoambulanca në ndihmë të tyre nga ky qytet.
Sipas dëshmitarëve autobusi është shkatërruar plotësisht, ndërsa nxjerrja e personave është bërë me dorë për shkak të terrenit të vështirë.
Po ashtu mësohet se disa prej të plagosurve janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ishin të pranishëm përveç mjekëve edhe ministri i Shëndetësisë Vasili dhe Kryeparlamentarja Topalli, të cilët u nisën në vendngjarje me një nga helikopterët që transportoi të plagosurit.

Në Spitalin Ushtarak ndodhen këta persona të plagosur: Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Dorjana Kumria, Anisa Çobo, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Elsiana Karriqi, Mirsie Biba.

Në Spitalin e Vlorës janë këto të plagosura lehtë: Dorina Stafa, Ina Janulla, Besjana Dani, Enkela Daja.

Kryeministri Sali Berisha i njoftuar për ngjarjen u ka bërë apel autoriteteve përgjegjëse të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar jetët, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. Ai e ka shpallur 22 majin ditë zie kombëtare.
Ndërkaq të plagosurit në Spitalin Ushtarak janë vizituar edhe nga kreu i opozitës Edi Rama.

Burgaj: Burgaj: Infarkt ose sistemi i frenave jashtë funksionit shkak i aksidentit
Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Hysni Burgaj janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, ndërsa mendohen disa pista si shkak i aksidentit tragjik: një atak i mundshëm kardiak i drejtuesit të mjetit ose sistemi i frenave jashtë funksionit. Gjithashtu drejtori Burgaj konfirmon se autobusi ka rënë nga 70 metra lartësi në greminë, ndërsa garanton se shumë shpejt do të verifikohen viktimat. Ai tha gjithashtu se mes viktimave ka edhe pasagjerë jo studentë.
“Reagimi i Policisë dhe banorëve të zonës ka qenë shumë i shpejtë dhe dua të falënderoj banorët”-tha Burgaj për gatishmërinë e treguar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarje, e cila ka ndodhur në një terren mjaft të vështirë.

Ambasadori Arvizu ngushëllon familjet e viktimave: Lutje për të mbijetuarit
Ambasadori Arvizu dhe gjithë stafi i Ambasadës Amerikane Tiranë shprehin keqardhjen e tyre të thellë dhe ngushëllimet më të thella për ata që humbën të dashurit në aksident me autobus tragjik që ka ndodhur sot në afërsi të Himarës. “Për të gjithë ata që i mbijetoi aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë me ju për një shërim të shpejtë”- thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së

Selami: Nisen drejt Tiranës dy prej studentëve të plagosura
Drejtori i Spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami konfirmoi për abc neës se nga ky spital janë nisur drejt Tiranës dy prej studentëve të plagosura në aksident, ndërsa shtoi se 9 të plagosurit e tjerë të cilët ndodhen aktualisht në spitalin Vlorës janë jashtë rrezikut për jetën

Forcat e Armatosura dhurojnë gjak për të plagosurit
Forcat e Armatosura vazhdojnë të dhurojnë gjak për të plagosurit në aksidentin e rëndë në Himarë. Deri tani kanë dhuruar gjak mbi 60 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, midis të cilëve edhe zv. shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Sandër Lleshi. Ndërkaq mbi 200 ushtarakë të tjerë janë në pritje për të dhuruar gjak, ndërsa kryeministri Berisha ka përgëzuar Forcat e Armatosura për dhurimin masiv të gjakut.

Topalli mesazh ngushëllimi për studentet që humbën jetën në aksident
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpreh dhimbjen e thellë për pasojat e aksidentit tragjik ku humbën jetën 12 studente dhe 22 të tjera u plagosën.
“Në këto momente tronditjeje, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor shkojnë pranë të afërmve, familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie, me lutjen që Zoti t’u japë forcë të përballojnë dhimbjen e që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”.
Kryetarja e Kuvendit shpreh gjithashtu mirënjohjen për personelin e shërbimit mjekësor, forcat e policisë e të ushtrisë, pushtetit lokal dhe banorëve të zonës, për ndihmën e menjëhershme, të pakursyer dhënë të plagosurve, për të cilët po bëhet e pamundura që të kenë shërim sa më të shpejtë.
Kryetarja e Kuvendit shpreh mirënjohjen për të gjithë qytetarët që në solidarizim me këtë dhimbje të papërmasë po dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

Meta në Spitalin Ushtarak: Ngjarja të përballohet me kurajo e solidaritet
Kreu i LSI Ilir Meta ka vizituar të plagosurit në Spitalin ushtarak dhe ka shprehur solidaritetin dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave , ndërsa ka shprehur gatishmërinë e LSI-së për të dhuruar gjak në funksion të shpëtimit të jetëve.

Thaçi ngushëllon Berishën: Populli i Kosovës është pranë jush
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjarët e të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës.
“Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me studentë, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata”, thuhet në telegramin e z Thaçi.
“Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta. Populli i Kosovës dhe qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një jetë më të mirë,” ka thënë kryeministri Thaçi në telegramin e ngushëllimit
Ngushëllime për viktimat ka shprehur edhe ambasadori i Kosovës në vendin tonë Islam Lauka.

Mjekësia ligjore për shkaqet: Do presim autopsinë
Sipas Besim Ymajt, drejtorit i Institutit të mjekësisë ligjore një eksperti i mjekësisë ligjore në Himarë dhe një drejt spitalit të Vlorës të cilët janë në dispozicion të grupit hetimor për të zbardhur ngjarjen. Ai tha se duhen të paktën 3-4 orë për të patur një përgjigjë për shkaqet e aksidentit.

Berisha shpall ditën e martë 22 majin ditë zie kombëtare
Ndërkaq për aksidentin e rëndë në Himarë, në të cilën humbën jetën një numër studentësh u njoftua edhe Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Çikago.
Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare.
Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.
Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë.
Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse, dhe ka kërkuar prej tyre të bëjnë ç’është e mundur për të shpëtuar jetët e tyre.
Berisha shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.
Kryeministri ka porositur Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të bëhet çdo gjë për t’ju garantuar të plagosurve ndihmën më të kualifikuar në qendrat shëndetësore më të mira brenda vendit dhe jashtë tij, ku të jetë e nevojshme.

Vasili: Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmën e specializuar
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe zv/ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia kanë konfirmuar për abc neës gatishmërinë e të gjithë personelit shëndetësor në ndihmë të të plagosurve të aksidentit.

Pipero: 10 persona të hospitalizuar në Spitalin Ushtarak
Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero konfirmon për Abc neës se qyetarët po solidarizohen me ngjarjen dhe po vijnë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Drejtori i Policisë së Shtetit në vendngjarje
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani konfirmon se në autobus kanë qenë 33 persona ndërsa kanë humbur jetën 12 persona, ndërkaq janë 10 persona të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar në Tiranë.
Sipas ministrit të Brendshëm aksidenti ka ndodhur në një terren mjafttë vështirë
ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të shpëtuar jetën e të palgosurve.

Pedagogia Elvira Lumi për abc neës : Studentët e mbijetuar në gjendje shoku
Pedagogia e universitetit Aleksandër Xhuvani Elvira Lumi e cila është në kontakt 5të vazhdueshëm me studentët dhe pedagogët u shpreh për abc neës se situata është e rëndë.
“Ka pasur 11 viktima, por pritet nga momenti në moment ndihma e shpejtë. Studentët janë të shokuar, një pjesë ende nuk po nxirren, se autobusi ka pasur dëmtime të rënda. Kemi folur me nja dy studentet ato janë një gjendje shoku.
Kanë qenë 50 studentë të autobusit të dytë dhe janë të gjithë studentë të vitit të tretë gjuhë letërsi dhe kanë rënë në 80 metra lartësi”- konfirmoi Lumi.
Gjithashtu mësohet nga rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi se këta studentë së bashku me disa pedagogë janë nisur sot për një ekspeditë mësimore në ditë në Sarandë.

Informacioni vijues i Policisë së Shtetit për ngjarjen
Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë.
Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.
Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.

STUDENTET QË UDHËTONIN NË AUTOBUSIN E RRËZUAR
Emrat e vajzave studente në vitin e 3-të në prag diplomimi të degës Gjuhë-Letërsi të cilat kanë qenë të pranishme në dy autobusët e nisur nga Elbasani. Në listat e mëposhtme janë emrat e të dy grupeve të nisura, ndërsa nuk saktësohet se cilat prej tyre kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Grupi A

Ardita Çela
Aida Gjika
Alma Deda
Anisa Rusi
Anita Hysa
Antoneta Zaçe
Arta Ballabani
Aurora Molla
Besjana Dani
Besjana Xheneti
Blerina Qerimi
Drenica Guzi
Desilda Bytyçi
Dorjana Kumria
Dorina Spaho
Elsa Daka
Elsa Shtylla
Eralda Bajrami
Eranda Baloshi
Eranda Bardhi
Erjola Xhoi
Klejda Kena
Mirsije Biba
Ornela Nushi
Denisa Tare
Erdita Opingari

Grupi B

Eriselda Gubere
Eriselda Çoku
Erjana Gështenja
Ermira Mana
Fabjola Shehi
Florie Pepi
Gerta Ahmetaj
Griselda Zeneli
Griselda Gjilani
Isjana Dalipi
Ilma Klosi
Joana Debinja
Juliana Kuqi
Juliana Tola
Klajda Pollozhani
Laureta Cani
Lindita Kabashi
Liri Hasa
Oliverta Dhëmbi
Oltjana Beqiri
Ticiana Hysa
Anisa Çobaj
Enkelejda Berberi
Adjola Musaku
Hanife Xhepexhiu
Anila Curri
Shegushe Haka
Oltjana Yzo

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *