Home / Lajme / Maqedoni / Hysa ambasador në Maqedoni

Hysa ambasador në Maqedoni

24 maj-Pritje e nivelit të ulët nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë është organizuar për ambasadorin e ri të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Vllado Misajllovski, ka qenë ai që i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. Në takim, sekretari shtetëror Misajllovski, duke i uruar mirëseardhje Hysës, ka shfaqur shpresën se marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve, me angazhim të përbashkët, sikurse edhe përkushtim, do të të fitojnë një intensitet edhe më të madh në interes të të dyja vendeve dhe popujve. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë thuhet se i ndërsjellë ishte edhe konstatimi edhe se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës shënojnë shkallë të lakmueshme të bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral, me pritje të theksuara nga pala kosovare për mbështetje nga Maqedonia në proceset eurointegruese të Kosovës, posaçërisht rreth liberalizimit të vizave. Hysa e ka përsëritur përcaktimin e Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha projektet dypalëshe me interes të përbashkët, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, sikurse edhe dhënien e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt realizimit të përcaktimeve të saja strategjike të politikës së jashtme.
Pritje e nivelit të ulët nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë është organizuar për ambasadorin e ri të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *