Home / Lajme / Maqedoni / i arestuari qe nuk u nxor ne gjykate Haki Haziri telefonon në familje

i arestuari qe nuk u nxor ne gjykate Haki Haziri telefonon në familje

Sa i përket rastit të Haki Hazirit të cilin është duke e kërkuar familja dhe nuk ka dijeni ku gjendet nga dita që është arrestuar,jozyrtarisht kuptohet se ai ka komunikuar me te atin e tij dy here…

Kotevski tha se të gjithë personat që janë arrestuar në aksionin e 1 majit ‘Monstrum’ janë dërguar para gjykatësit hetues dhe më pas ose janë liruar ose janë dërguar në paraburgim. Megjithatë familjarët thonë se djali i tyre nuk është nxjerrë fare para gjykatësit hetues dhe si u është thënë nga policia se ai është lënë i lirë ditën kur të arrestuarit e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit hetues. Të kontaktuar sot nga Alsat M prindërit e Haki Hazirit deklaruan se pas kronikës së dhënë në Alsat M djali i tyre dy herë ka kontaktuar shkurt me babain e tij nga një numër i panjohur i celularit. Biseda ka qenë e shkurtë “Mirë jam, nuk e di ku jam”…Haki Haziri më 1 maj në aksionin policor “Monstrum” u arrestua bashkë me 19 veta të tjerë, 13 u liruan 4 vazhdojnë të mbahen në paraburgim për armëmbajtje pa leje, 3 për terrorizëm dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *