Home / Sport / Ibra i premton besnikëri Milanit

Ibra i premton besnikëri Milanit

Fjalët e Zlatan Ibrahimoviç në ditën e prezantimit të tij kanë qenë: “Këtu dua të fitoj gjithçka”. Dy vite më vonë, suedezi duket se vazhdon t’i përmbahet të njëjtës ide dhe i ka premtuar besnikëri skuadrës kuqezi, duke hedhur poshtë hipotezën e transferimit të Real Madridi, pavarësisht interesimit të Zhoze Murinjos.

“Nëse gjendesh mirë në një vend, duhet të qëndrosh aty dhe unë dua të qëndroj këtu. Ndjehem mirë te Milani, nuk kam çfarë të kërkoj më shumë. Dua të vazhdoj të fitoj këtu”, ishin fjalët e sulmuesit suedez në gazetën e vendlindjes së tij “AftonBladet”.

Këtë gjë e ka thënë me bindje të plotë, ndonëse gjatë kohëve të fundit është përfolur se në stolin e kuqezinjve do të ulet “armiku” i tij i madh, Pep Guardiola, i cili nuk e preferonte te Barcelona. “Edhe atëherë nuk do të largohesha sepse nuk kam asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, ka siguruar shtatlarti suedez.

“Unë jam si vera e mirë, me kalimin e viteve përmirësohem. Po pres me padurim sezonin e ardhshëm te Milani”.

“Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur në disa ndeshje, kishim gjithçka në dorë dhe e lamë të na ikte titulli kampion. Është trishtim, ishte gjithçka pa vlerë, ndonëse kam kaluar vitin tim më të mirë futbollistik dhe ndoshta në fund të tij nuk do të fitoj asgjë. Por gjithsesi do të luftojmë deri në fund, ndonëse do të jetë shumë e vështirë që të kalojmë përsëri Juventusin në klasifikim”, deklaroi Ibra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *