Home / Sport / Ibra-Milan, telashet nuk kanë fund

Ibra-Milan, telashet nuk kanë fund

Marrëdhëniet mes Milanit dhe Zlatan Ibrahimoviç komplikohen. “Zbulimi” vjen nga agjencia prestigjioze italiane e lajmeve “ANSA”, e cila nga burime parlamentare ka mësuar se trajneri Alegri dhe administratori Galiani i kanë kërkuar Berluskonit të marrë në konsideratë idenë e shitjes së futbollistit.

Lojtari suedez me sa duket nuk flet më me trajnerin dhe ka qenë në qendër të shumë zënkave brenda dhomave të zhveshjes. Për momentin, presidenti i Milanit nuk duket se është kundër idesë së largimit të tij, ndonëse klubi kuqezi ka reaguar menjëherë pas publikimit të këtij informacioni duke përgënjeshtruar gjithçka.
Sipas “ANSA”, trajneri Masimiliano Alegri dhe administratori Adriano Galiani, në darkën e dy netëve më parë me Berluskonin, kanë bërë të qatë se situata me lojtarin është bërë “e padurueshme”. Raporti inekzistues me trajnerin është vetëm njëra anë e medaljes, pasi më shqetësuese janë zënkat e vazhdueshme të tij me lojtarët e tjerë të Milanit. Kjo është arsyeja pse Galiani dhe Alegri kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia e shitjes së suedezit, duke patur parasysh moshën e futbollistit dhe interesimin e klubeve që mund të paguajnë shuma relativisht të mëdha për të, si Mançester Siti apo PSZH.
Kuptohet që Milani nuk mund të qëndronte në heshtje para aludimeve të tilla serioze dhe ka reaguar menjëherë nëpërmjet një komunikate për shtyp. Sipas klubit, mosmarrëveshjet mes Ibrahimoviç dhe Alegrit “nuk kanë asnjë baze dhe janë të pavërteta”. Por vetë fakti që Milan detyrohet të bëjë një deklaratë për shtyp për të përgënjeshtruar “gossip mediatik”, tregon se situata në vetvete nuk është e qetë dhe se diçka mund të fshihet pas vizitës surprizë të menaxherit të lojtarit në zyrat e Milanit dy ditë më parë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *