Home / Sport / Ibraimi në top-11 e Sllovenisë

Ibraimi në top-11 e Sllovenisë

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për leuratët e vitit, Federata Sllovene e Futbollit vlerësoi paraqitjet e shqiptarit, duke e shpërblyer me përfshirjen në ekipin e vitit.

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi është përfshirë në mesin e 11-të futbollistëve që formojnë ekipin më të mirë të vitit në kampionatin e futbollit slloven. Ibraimi me Mariborin dy javë para fundit të kampionatit ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa ka qenë një prej futbollistëve më të merituar për këtë sukses. Ai këtë sezon ka shënuar 9 gola në kampionatin slloven, ndërsa shkëlqeu dhe realizoi dy herë në Liga Evropa, ku Maribori këtë vit ishte pjesë e fazës në grupe. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për leuratët e vitit, Federata Sllovene e Futbollit vlerësoi paraqitjet e shqiptarit, duke e shpërblyer me përfshirjen në ekipin e vitit. Ibraimi edhe përkundër kërkesave të mëdha, kohë më parë vazhdoi kontratën me Mariborin deri në verën e vitit 2015, ndërsa pritet të jetë bartës i lojës së skuadrës së tij në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Agim Ibraimi është përfshirë së fundmi edhe në listën e seleksionuesit të Maqedonisë Toshak, për ndeshjet miqësore me Portugalinë dhe Angolën.

Faton Zylbehari, Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *