Home / Sport / Iran-Shqipëri, miqësore në Stamboll

Iran-Shqipëri, miqësore në Stamboll

FSHF ka gjetur edhe kundërshtarin e dytë për miqësoret e muajit maj, duke i krijuar mundësinë trajnerit Xhani De Biasi që të shohë gjendjen e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Pas ndeshjes së planifikuar kundër Katarit në Madrid me 22 maj, 5 ditë më vonë, me 27 maj, kuqezinjtë do të vihen përballë një tjetër skuadre nga Lindja e Mesme, Iranit. Sipas akordit mes dy palëve, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në një nga stadiumet e qytetit të Stambollit.
Në fakt, Irani kishte planifikuar një miqësore me Irakun me datë 27 maj, por trajneri i kombëtares irakiane, Ziko, ka kundërshtuar zhvillimin e kësaj ndeshje në Stamboll dhe një ditë më parë e ka anuluar zhvillimin e saj. Brenda ditës, përfaqësuesit e Federatës Iraniane të Futbollit, kanë kontaktuar FSHF-në nëpërmjet një kompanie që organizon miqësore dhe kanë gjetur akordin në mënyrë që të jenë kuqezinjtë ata që do të luajnë ndeshjen kundër tyre me 27 maj.
Kombëtarja e Iranit, e 51-ta në renditjen botërore të FIFA-s, që nga viti i kaluar drejtohet nga një emër që e njeh mjaft mirë përfaqësuesen shqiptare, portugezi Karlos Kueiroz. Ky i fundit ka luajtur dy herë kundër kuqezinjve në drejtimin e kombëtares së Portugalisë dhe në të dy rastet ka vlerësuar Shqipërinë për paraqitjet e shkëlqyera në barazimin 0-0 në Portugali dhe humbjen në minutat shtesë 2-1 në Tiranë.
Tashmë pritet të mësohet kohëzgjatja dhe plani stërvitor i grumbullimit të kombëtares shqiptare të futbollit, ashtu si edhe lista e lojtarëve që do të grumbullohen nga trajneri Xhani De Biasi.
Ky i fundit do ka bërë të qartë se në këto ndeshje dëshiron të shohë nga afër disa elementë të rinj, duke filluar nga portieri Etrit Berisha, apo mbrojtësi Mërgim Mavraj, të cilët pritet të jenë pjesë e përfaqësueses në edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *