Home / Lajme / Maqedoni / Janë parashtruar pesë padi penale për ‘terrorizëm’ për vrasjen afër Smilkovcit

Janë parashtruar pesë padi penale për ‘terrorizëm’ për vrasjen afër Smilkovcit

2 maj-Është fakt, tha, “se këta persona janë pjesëtarë të grupit i cili është mbështetës i islamit radikal dhe se është gjetur sasi e madhe e armatimit, që nuk është në frymën e asnjë religjioni dhe është fakt se janë të involvuar në veprime të palejuara, përkatësisht vepra penale”.

Policia parashtroi padi penale kundër pesë personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “terrorizëm”, prej të cilëve dy janë në arrati, informon sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Në Gjykatën penale të Shkupit akoma po zgjat marrja në pyetje e 20 të arrestuarve në baza të ndryshme.

Hetimi rreth operacionit “Monstra”, theksoi Jankullovska, vazhdon deri në rrumbullakësimin e tij të plotë, përkatësisht deri në përfundimin e të gjitha veprimeve hetuese dhe të gjitha ekspertizave të domosdoshme për dokumentimin e rastit dhe prezantimin e tij para organeve gjyqësore.

Përndryshe, siç thuhet, padia penale për ‘terrorizëm’ është për pesë persona të moshës ndërmjet 24 dhe 54 vjeçare. “Tre prej tyre, njëri prej të cilëve është i moshës 27-vjeçare dhe dy vëllezër të moshës prej 32 përkatësisht 33 vjeç nga Shkupi, sipas të gjitha gjasave janë të dyshimtë si kryes të vrasjes afër Smilkovcit, përderisa dy të tjerët ngarkohen se u kanë ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale”, tha Jankullovska.

Sipas njohurive të deritanishme, “tre të arrestuarit rreth orës 20 në atarin e f. Smilkovc më 12 prill, me përdorimin e dy pushkëve automatike dhe një pistolete i kanë vrarë pesë djemtë, pas çka me automobilin ‘opel omega’ me ngjyrë të kuqe të errët janë larguar nga vendi dhe janë drejtuar në afërsi të vendit të quajtur ‘Vrazhji vir’, ku edhe e kanë lënë automjetin. Pas kryerjes së veprës penale të arrestuarit të cilët ishin ndihmues, u kanë siguruar vendstrehim dhe u kanë ndihmuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin drejt Republikës së Kosovës”.

Informata për atë se cilët janë kryesit e drejtpëdrejtë apo pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtë do të kumtohet pasi që të kryhet marrja në pyetje tek gjykatësi hetues.

“Për të kualifikuar se dikush ka gjuajtur në mënyrë të drejtpërdrejtë, përkatësisht është kryesi i drejtpërdrejtë, duhet t’i nxjerrim dëshmitë. Ne kemi dyshime, marrja në pyetje akoma është në rrjedhë dhe do të mbetemi tërësisht të hapur për informata dhe për tërë atë që e intereson opinionin. Është me rëndësi që në këtë moment t’u përmbahemi fakteve sepse po përballemi me vepër serioze penale”, deklaroi Jankullovska.

Thuhet se “të dyshuarit janë anëtarë të grupit kriminel dhe se kanë kryer vepra penale të llojit më të ndryshëm dhe atë terrorizëm, ndihmim lidhur me veprën e njejtë penale ‘përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë apo materiale shpërthyese'”.

“Lidhur me këto vepra penale konsiderojmë se ata janë të lidhur me aktin e tmerrshëm, me vrasjen që ndodhi afër Liqenit të Smilkovcit. Mu për atë arsye, vepra penale për të cilën është kualifikuar kjo padi është vepër penale ‘terrorizëm'”, tha ministrja Jankullovska.

Siç thotë ajo, “janë zbuluar të gjitha rrethanat dhe rrjedha e ngjarjeve, por në këtë fazë është e domosdoshme, nënvizoi, të përfundojë marrja në pyetje para gjykatësit hetues, në mënyrë që të zbardhen hollësi të caktuara”.

“Vlerësimi ynë është se jo rastësisht është zgjedhur dita e vrasjes, mënyra në të cilën janë vrarë djemtë dhe jo rastësisht rrjedha e ngjarjeve është e tillë siç u konfirmua se ishte në pajtim me dëshmitë e nxjerra materiale”, tha Jankullovska.

Në pyetjen e gazetarëve se cila është përkatësia etnike e të dyshuarve, Jankullovska thotë se për MPB-në kryesit e veprave penale janë kryes dhe nuk përcaktojnë përkatësi etnike, por involvim në vepra penale.

Është fakt, tha, “se këta persona janë pjesëtarë të grupit i cili është mbështetës i islamit radikal dhe se është gjetur sasi e madhe e armatimit, që nuk është në frymën e asnjë religjioni dhe është fakt se janë të involvuar në veprime të palejuara, përkatësisht vepra penale”.

Pjesëmarrja në misionin paqësor në Afganistan, Maqedoninë e vë në hartën e vendeve të cilat mund të jenë “cak” potencial i individëve apo grupacioneve të orientuara terroriste, u theksua në konferencën për shtyp.

“MPB e ndjek me vëmendje gjendjen në terren. I shfrytëzojmë teknikat më të reja dhe të gjitha format e mundshme për bashkëpunim dhe këmbim të informatave, por po përballemi me problem i cili është mjaft serioz”, arsyetoi sërish Jankullovska. Ajo edhe një herë nënvizoi se nuk përjashtohet mundësia që Maqedonia të gjendet në cakun e islamit radikal, por në vazhdimësi MPB jep inforrmata për gjendjen e sigurisë në momentin konkret.

Në konferencën për shtyp u potencua se gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e babait dhe të birit në Haraçinë, “janë gjetur dy pistoleta dhe karikatorë me municion, tek personi 33-vjeçar nga Shkupi, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, janë gjetur pistoletë, 9 plumba, ndërsa në shkupjanit 28-vjeçar është gjetur pushkë automatike, karikator i zbrazët, pistoletë sinjalizuese dhe kashikarë”.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se sasinë më të madhe të armatimit të cilën e kanë shfrytëzuar anëtarët e grupit kriminel është deponuar në shtëpinë e personit 60-vjeçar nga fshati Hotël, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat e tjera me ç’rast është gjetur sasi e madhe municioni dhe plumba të kalibrit 12,7 mm, 14,5, 7,5 mm, plumba tromblon, karikatorë për pushkë automatike dhe gjysmëautomatike. janë gjetir edhe radio stacione, pantollona të maskuara, këmisha, çanta, legjitimime, album me shenja të UÇK-së, jelekë taktik me ngjyrë të maskuar dhe mjete të tjera për të ccilat konsiderohet se është e mundur të jenë prëdorur gjatë kryerjes së veprave penale”, thuhet më tej në konferencën për shtyp.

Kundër personit të njejtë është parashtruar edhe padi penale për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “terrorizëm”.

Në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është parashtruar edhe raport i posaçëm kundër 10 personave të moshës prej 22 deri 45 vjeçare, të gjithë nga Shkupi, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në organizim, përgatitje, kryerje, ndihmim apo mbulim të “terrorizmit” të kryer në atarin e fshatit Smilkovc.

Në raportin e posaçëm është kërkuar nga prokurori publik për gjykatësion hetues që ta vazhdojë caktimin e masës së arrestit afatshkurtër për personat e paraqitur, me qëllim të marrjes së konstatimeve dhe ekspertizave të nevojshme me të cilat do të konfirmohej përgjegjësia e mundshme penale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *