Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska kërkon nga Rexhepi arrestimin e dy të kërkuarve për vrasjen në Smilkovc

Jankullovska kërkon nga Rexhepi arrestimin e dy të kërkuarve për vrasjen në Smilkovc

3 maj-MPB në versionin e përshkrimit të ngjarjes ka theksuar se dy nga kryerësit e vrasjes së pesëfishtë janë arratisur drejt Kosovës, me ndihmën e dy personave që janë pjesë e pesëshes të akuzuar për vepër terrorizëm

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka dërguar një kërkesë ministrisë homologe të Kosovës për të ndaluar dy të akuzuarit nga Shkupi, që ngarkohen si pjesë e grupit pesëanëtarësh për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.

Kërkesa e bërë nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska drejtuar ministrit të MPB-së të Kosovës, Bajram Rexhepi mban emrat e dy të kërkuarve Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri nga Shkupi.

MPB në versionin e përshkrimit të ngjarjes ka theksuar se dy nga kryerësit e vrasjes së pesëfishtë janë arratisur drejt Kosovës, me ndihmën e dy personave që janë pjesë e pesëshes të akuzuar për vepër terrorizëm.

Ndërkohë, MPB me anë të njësiteve speciale ka kryer një operacion të shpejt kontrolli në Karadakun e Shkupit, gjegjësisht në Brezë, në kërkim të personave të arratisur dhe dyshimeve të tjera, pasi që njëri nga të ndaluarit në grupin prej 20 vetave, ishte bari në këtë rajon.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *