Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme

Jankullovska: Mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme

6 maj-“Sipas informacioneve që i kemi, radikalizmi islamik ka pasur ekspansion në nivel global, dhe kuptohet që Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim dhe të jetë shmangur nga ky rrezik”, deklaroi Jankullovska.

“Shoqëria maqedonase tregoi pjekuri dhe nuk lejoi eskalimin e incidenteve, por nuk guxojmë që të mashtrohemi se nuk mund të ketë sfida të reja. Patjetër duhet të mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA, me rastin e Ditës së Policisë në Maqedoni.

Ajo në këtë intervistë sërish është ndalur në vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në Smilkovc të Shkupit. “Vrasja makabre në Smilkovc është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndjekur MPB-në”, theksoi Jankullovska, duke theksuar se MPB nuk ka favorizuar informacionet e shërbimeve të huaja lidhur me vrasjen, ndërsa ajo sërish ka përmendur përfshirjen edhe të Maqedonisë nga radikalizmi islam.

“Sipas informacioneve që i kemi, radikalizmi islamik ka pasur ekspansion në nivel global, dhe kuptohet që Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim dhe të jetë shmangur nga ky rrezik”, deklaroi Jankullovska.

Sipas saj, qëllimet e këtyre grupeve është që të rrisin frikën dhe të shkaktojnë padurueshmëri, ndërrimin e mënyrës së jetesës si dhe të shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët si dhe të krijojnë hapësirë për veprimin e tyre të mëtejshëm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *