Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Vrasja e pesëfishtë nuk është kryer me armën e gjetur gjatë bastisjeve

Jankullovska: Vrasja e pesëfishtë nuk është kryer me armën e gjetur gjatë bastisjeve

7 maj-“Nga ekspertizat të cilat deri tani janë zbatuar, arma e gjetur gjatë bastisjeve nuk u konfirmua se është arma me të cilën është kryer vepra penale. Por kemi mjaftë dëshmi materiale për të cilat edhe prokurori pohoi se janë cilësore në bazë të të cilave mund të formohet akt akuzues dhe në bazë të cilave personat e dyshimtë i ngarkojmë për vepër penale ‘terrorizëm'”, deklaroi Jankullovska sot pas promovimit dhe lëshimit në funksion të projektit “Qytet i sigurtë” në SPB – Shkup.

Policia ende është në kërkim pas dy personave, të dyshimtë për vepër të kryer penale “terrorizëm” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc, e për të cilët në mungesë u është shqiptuar masë paraburgimi prej 30-të ditëve.

“Nga ekspertizat të cilat deri tani janë zbatuar, arma e gjetur gjatë bastisjeve nuk u konfirmua se është arma me të cilën është kryer vepra penale. Por kemi mjaftë dëshmi materiale për të cilat edhe prokurori pohoi se janë cilësore në bazë të të cilave mund të formohet akt akuzues dhe në bazë të cilave personat e dyshimtë i ngarkojmë për vepër penale ‘terrorizëm'”, deklaroi Jankullovska sot pas promovimit dhe lëshimit në funksion të projektit “Qytet i sigurtë” në SPB – Shkup.

Duke thënë se gjykata është ajo që duhet t’i çmojë dëshmitë, e jo opinioni dhe individët, ajo bëri thirrje që të lihet hapësirë pa presione që gjykata t’i shqyrtojë dëshmitë e ofruara nga MPB-ja dhe të vendos lidhur me padinë konkrete.

Me kërkesë të gazetarëve që të japë vlerësim për gjendjen e sigurisë në Republikën e Maqedonisë, ajo tha se MPB-ja për çdo ditë i ndjek situatat në planin e sigurisë, si në kuptim të sigurisë shtetërore, ashtu edhe në kuptim të sigurisë publike.

“I ndërmarrim të gjitha masat të cilat janë në kompetencë tonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të zgjuar për rreziqet potenciale, megjithatë asgjë nuk guxon ta prish qetësinë dhe jetesën në paqe të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilës bashkësi etnike i takojnë dhe pa marrë parasysh në përcaktimin e tyre fetar dhe çfarëdo tjetër. MPB në periudhën që vijon do të vazhdojë t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që të mund qytetarët normalisht të funksionojnë”, tha Jankullovska.

Ministrja e Punëve të Brendshme tha se kamerat e vendosura në disa lokacione nuk kanë qenë në funksion kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *